Drilon Hoxha po punon me filmin e tretë, pjesë e të cilit do jetë edhe aktori i humorit shqiptar, Cekja, i cili ka disa kohe qe i mungon ekranit shqiptar.

I ftuar në emisionin “Mos i fol shoferit”, te aktores Rudina Dembacaj, Hoxha zbuloi se Cekja do ketë dy role, atë të shqiptarit tipik dhe të amerikanit.

Nëse xhirimet shkojnë sic duhet, regjisori zbuloi se filmi do të publikohet në dhjetor të këtij viti.

Kam marrë Ceken sic është, nuk i kam thënë të bëjë asgjë. Dhe do qeshin më shumë njerëzit me Ceken vetë. Ka një humor të paparë, e njohin të gjithë. Më kanë thënë shumë komentues, pse Ceken? E kam marrë që edhe mosha e babit tim ta shohin filmin, ta shohin dhe brezi jonë, të ndihen mirë me njëri-tjetrin.

Roli kryesor Cekja është. Kemi një Ceke që do të marrë ca toka në Shqipëri dhe një Ceke që është rritur në Amerikë dhe nuk ia ka idenë Shqipërisë. Këta nuk janë takuar kurrë me njëri-tjetrin. Ky i Shqipërisë i duhet të marrë patjetër tokën dhe pa firmën e atij tjetrit nuk e merr dot”, tha ai. 

Panorama