Tre ditë më parë, Vlora do të tronditej sërish nga atentatit ndaj të riut Romarjo Allia, në autostradën Vlorë-Levan, i cili fatmirësisht përfundoi pa viktima. Drejt 33-vjeçarit mesditën e së dielës u derdhën plot 25 plumba kallashnikovi, por fatmirësisht asnjë nga to nuk preku trupin e të riut. Ngjarja u shënua tre ditë më parë në Urën e Mifolit, ndërsa ndaj të riut u qëllua me breshëri kallashnikovi. I riu udhëtonte vetëm në momentin e atentati ku përfundoi me lëndime të lehta nga aksidentimi i makinës. Vetë Romarjo në një rrëfim për mediat ka treguar çdo detaj në lidhje me atentatin që iu bë, arsyet e atentatit dhe mbi autorët e dyshuar. I riu ka thënë se atentati ndaj tij erdhi si rrjedhojë e një borxhi që disa persona i kanë pasur atij. 33-vjeçari tregon se gjithçka erdhi pas një bisede telefonike të bërë një ditë para atentatit me disa persona për një borxh.

Ai thotë se kishte hyrë ndërmjetës tek një miku i tij për borxhin që nuk ishte kthyer dhe një ditë para atentatit i kishte marrë në telefon personat që i kishin borxh dhe iu kishte bërë presion për të kthyer paratë. Ai shtoi se nuk e kishte menduar kurrë që situata të agravonte në të tillë ngjarje. 33-vjeçari tregon se makina që e ndoqi dhe qëlloi në autostradë ishte një “BMË” gri e errët. “Isha nisur për në Elbasan, për të takuar disa miqtë e mi. Në autostradën Vlorë-Levan një automjet qëlloi drejt automjetin me të cilin po udhëtoja i vetëm. Fillimisht autorët qëlluan 2 herë nga ana e shoferit, menjëherë pasi pashë që po qëllonin drejt meje kalova nga ana e pasagjerit dhe futa kokën poshtë sedijes. Makina me të cilën unë po udhëtoja uli shpejtësinë, ndërsa ajo e autorëve u afrua dhe po ecte paralel, në këtë moment një breshëri kallashnikovi u derdh drejt meje. Në këtë moment kapa timonin dhe e hodha makinën në kanal që ti shpëtoja plumbave. 50 m më tutje autorët ndaluan makinën por shpëtova sepse ndaloi një kamion i cili pa të gjithë dinamikën e ngjarjes dhe i binte burisë pa pushim dhe kjo i largoi autorët, pasi u mblodhën disa makina të tjera”, ka treguar 33-vjeçari, i cili akuzon policinë se nuk ka marrë në pyetje asnjë person edhe pse ai i ka dhënë në komisariat të gjitha deklarimit duke filluar nga borxhi e deri tek autorët që ai dyshon se i bënë atentatin.

Madje i riu ka shtuar se policia nuk ka shoqëruar as kamionistin si dëshmitarë okular në vendin e ngjarjes. Për mediat Romarjo Allia ka thënë se autorët ishin tre persona të maskuar, dy para dhe një pas, ku ai që ka qëlluar ka qenë personi i ulur në sedijen e pasme. “Vetëm ai pas ka qëlluar. Makina ishte me targa franceze pas, para nuk i kishte targat”, tregon ai. I riu e ka mbyllur prononcimin duke thënë se problemet e veta do ti zgjidhi vetë, pasi ai nuk ka besim tek uniformat blu. “Nuk kam besim as tek policia dhe as tek njeri fare. Ky ishte muhabet shoqëror, ishte në rrjet shoqëror. Unë me atentatorët kam ngrënë e kam pirë. Unë i zgjidh vetë problemet e mia. Policia është deri ku i takon. Nuk kam besim fare as tek kjo që kam veshur. Edhe atë e kisha shok të ngushtë, kisha shumë besim por erdhi për të më vrarë. S’kam besim fare as tek policia, as tek askush. Janë çështje që i zgjidh vetë. Nuk më hyn fare në punë policia”, ka thënë 33-vjeçari.

Atentati
Në autostradën Levan-Vlorë në Novoselë, tek Ura e Mifolit, persona të paidentifikuar kanë qëlluar me breshëri kallashnikovi në drejtim të një automjeti tipit “Golf” me targat AA 864 SV. Objektivi i kësaj ngjarjeje ka qenë 33-vjeçari Romarjo Allia. Në drejtim të tij janë qëlluar të paktën 25 plumba, pasi kaq është numri i gëzhojave që hetuesit kanë evidentuar në vendin e ngjarjes. 33-vjeçari ishte duke udhëtuar nga Vlora në drejtim të Fierit në momentin e ngjarjes. Gjatë rrugës, në drejtim të makinës së tij është qëlluar nga një tjetër makinë, që po e ndiqte nga pas. Makina e atentatorëve dyshohet se përbëhej nga dy persona dhe në drejtim të Alliajt ka qëlluar pasagjeri i automjetit me armë të llojit kallashnikov. Plumbat kanë kapur makinë në pjesën e pasme të saj, ndërsa në momentin që atentatorët i kanë dalë paralele për të qëlluar mbi të riun, makina e tij ka dalë nga rruga duke përfunduar në arë, në pjesën anësore të autostradës Fier-Vlorë. Në makinën me të cilën udhëtonte Romarjo Allia, një “Volksëagen Golf”. Ndërkohë, Romarjo Alliraj u transportua me urgjencë në Spitalin Rajonal të Vlorës, ku u raportua se nuk ka pasur asnjë dëmtim me plumba, pavarësisht se në drejtim të tij është qëlluar me të paktën 25 plumba kallashnikovi. 33-vjeçari, pasi ka marrë ndihmë mjekësore për dëmtimet e pësuara nga dalja e makinës nga rruga.
Elvis Myrta