Nderron jete pas nje semundjeje te rende aktori dhe regjisori i njohur Peter Fonda. Ka qene familja e tij qe ka njoftuar lajmin per vdekjen e tij be moshën 79 vjeçare. Fonda u bë i famshëm nga roli i luajtur në filmin “Easy Rider”.

Lajmin për vdekjen e aktorin e konfirmoi familja por edhe menaxheri i tij, qe treguan se ai nderroi jete si pasojë e kancerit në mushkëri në shtëpinë e tij në Los Angeles.

“Me pikëllim të thellë ndajmë lajmin se Peter Fonda ka ndërruar jetë. Është një nga momentet më të trishtuara të jetës për të mos thënë më i trishtuari. Ne nuk jemi në gjendje të gjejmë fjalët për të shprehur dhimbjen në zemrat tona”- shkruajnë familjarët.

Motra e tij ka ndare lajmin e dhimbshem duke treguar se ai ishte vellai i saj fjaleembel.

“Kalova dite te bukur me te ne fund, ai iku duke qeshur”- shkruan ajo.