ILIRIANA SULKUQI VLERËSOHET ME TITULLIN “MIRËNJOHJA E QYTETIT”
ILIRIANA SULKUQI VLERËSOHET ME TITULLIN “MIRËNJOHJA E QYTETIT”

Me motivacionin “Bijës së Elbasanit për poezinë e saj brilante e në lartësinë e vendlindjes” kryetari I bashkisë Elbasan z. Qazim Sejdini , I atriboi çmimin Mirënjohja e Qytetit shkrimtares elbasanase Iliriana Sulkuqi.

Në një eveniment organizuar në teatrin Skampa shkrimtarja Iliriana Sulkuqi u vlerësua për krijimtarinë e saj shumëvjeçarë si dhe përfaqësimin dinjitoz që I ka bërë qytetit të Elbasanit.

Në emër të kryetarit të bashkisë ,Klevis Xhoxhi I dha titullin Mirënjohja e qytetit shkrimtares .

Iliriana Sulkuqi mes emocionesh falenderoi kryetarin Sejdini për vlerësimin e bërë .

E pranishme për të vlerësuar dhe interpretuar një pjesëz nga krijimtaria letrare e Ilirianës ishte edhe aktorja e mirënjohur Margarita Xhepa.

Gjatë kësaj ceremonie u bë edhe promovimi I librit më të fundit të shkrimtares “ Sot pagëzova dashurinë” .

Edisona Skenderi