-“Manchester City” dhe Ilkay Gundogan kanë gjetur marrëveshjen për të vijuar sëbashku deri në vitin 2023. Në faqen zyrtare të “Manchester Cityt” lexohet se futbollisti 28-vjeçar i kombëtares gjermane ka nënshkruar një kontratë të re me kampionët e Anglisë.

Një ditë pas mbylljes së merkatos në Angli, skuadra e drejtuar nga Pepp Guardiola ka lajmëruar rinovimin me mesfushorin me origjinë turke, por që luan për Gjermaninë. Gundogan në një prononcim në faqen e klubit britanik thekson se është i lumtur për këtë rinovim. “Jam tepër i lumtur. Këtu ndihem shumë mirë. Vitet e fundit kemi arritur rezultate të kënaqshme. Jam ndjerë si në shtëpinë time që  ditën e parë që shkela këtu”, deklaron Gundogan.

Drejtori Sportivë i “Manchester City-t” ka deklaruar se ky rinovim është një lajm i shkëlqyer për skuadrën. “Është një lajm fantastik për skuadrën tonë”, tha Tixiki Begirstain. Kontrata Gundogan me Cityn skadonte më 30 qershor të vitit 2020, tashmë ajo do të zgjatet deri në 30 qershor 2023.

Futbollisti ka koleksionuar që prej 2016-ës, kur u transferua nga “Dortmund” në Premier Ligë”, 114 ndeshje të luajtura dhe 14 gola.