Në ambientet e QSUT është inaguruar spitali i ri i sëmundjeve te brendshme, i cili ka marre emrin e kirurgut te ndjerë Frederik Shiroka.

Të pranishëm ne ceremoni kanë qenë Ministrja e Shëndetësise dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu dhe Kryeministri Rama. Ky i fundit ka mbajtur edhe një fjalim para të pranishmëve ndërsa për të parën herë ka folur për koncesionin e sterilizimit, aq shumë të atakuar në media.

Kujtojmë që ky koncesion është tashmë pjesë e hetimit të SPAK buxheti për sterilizimin do të arrijë në 16.5 miliardë lekë, nga 10 miliardë lekë që ishte raportuar në buxhetin e vitit 2018.

Shifër kjo, tre herë më e lartë edhe se Britania e Madhe.

“Jam shokuar kur kam pare raportin e infeksioneve të marra nga instrumentat e pasterilizuara në spital. Sot kemi nje sistem sterilizimi të ri dhe shumë më të mirë”, tha Rama para kamerave.

Kryeministri e cilësoi spitalin e ri të sëmundjeve të brendshme si veprën më të madhe të 90 viteve në shëndetësinë e vendit për nga kapacitetet që janë në funksion te mjekëve.

“Ëndrra ime që në momentin e parë ka qenë qe QSUT te shndërrohet në një shembëlltyrë të mjekësisë në Shqipëri. Po rikonstruktohet spitali i sëmundjeve te brendshme dhe pediatria , si edhe do te krijohet parkimi ku do te lëvizin vetëm ambulancat. Jam shokuar kur kam pare raportin e infeksioneve të marra nga instrumentat e pasterilizuara në spital. Sot kemi nje sistem sterilizimi të ri dhe shumë më të mirë. Kemi vene nje fokus të vecantë te mjeku i familjes, rindërtimi i qendrave shëndetësore. Këto mjedise të reja do të ofrojne më shumë mundësi për praktikën klinike te studentëve. Në auditorët e studentëve do të shfaqjen pamjet e operacioneve pa qenë nevoja te jesh i pranishëm në sallë. Asnjëherë buxheti për shëndetësine nuk është i mjaftueshëm, as në vendet më të zhvilluara. Ne nuk do te shkurtojmë asgjë për shëndetësinë edhe pse kemi një nevojë kolosale për rindërtim pas tërmetit. Nëse sot ne kemi kapacitetin për të furnizuar me materiale te cilësisë së parë është meritë e privatit. Privati investon para që shteti nuk i ka në atë moment te gjitha bashkë, dhe shteti i shlyen më vonë. Mungesa e aparaturave dhe mosmirëmbajtja e aparaturave që vinin ka qenë një kujtim i keq. I kam kërkuar ministres të hapi nje proces për mirëmbajtjen e pajisjeve”, u shpreh ndër të tjera kryeministri.