Aktorja e dashur turke ka njoftuar se ka hequr dorë nga kinemja. Nebahat Çehre, e cila u bë e njohur në Shqipëri për rolin e saj në serialin “Diamante dhe Dashuri” dhe “Sulejmani i madhërishëm”, nuk do të luajë më filma apo seriale.

“Kam xhiruar 125 filma, nuk dua më!”-ka thënë Nebahat.

Kur e pyetën gazetarët nëse ky vendim ishte i pakthyeshëm edhe nëse do kishte një ofertë të parefuzueshme 74-vjeçarja është përgjigjur: “Ska asgjë të parefuzueshme”.

Edhe pse në moshë të madhore ajo është shumë e bukur dhe mjaft tërheqese, si edhe do ti mungojë shumë publikut. /Oranews.tv/

Read 19 times
Published in Kulturë





Shperndaje Lajmin

SHKARKONI APLIKACIONIN MOBILE