“Trump nuk po hetohet nga prokurori për rolin e Rusisë në zgjedhje”

  • Monday, Jun 19 2017

Presidenti Donald Trump nuk po hetohet nga prokurori që po heton se çfarë roli ka luajtur Rusia në zgjedhjet presidenciale amerikane të vitit të kaluar, tha të dielën një nga avokatët e Presidentit, duke kontradiktuar vetë postimin e presidentit në Twitter, ku ai pohonte se është nën hetim.

Avokati Jay Sekuloë tha në intervista për rrjetet NBC dhe CNN se Presidenti Trump “nuk është nën hetime nga Prokurori i Posaçëm” Robert Mueller, megjithëse të premten Donald Trumpi tha se Prokurori Mueller e kishte përfshirë nën hetime. Robert Mueller, ish-drejtor i FBI-së u emërua si prokuror i posaçëm muajin e kaluar për të drejtuar procesin hetimor mbi kontaktet që kanë pasur disa punonjës të fushatës së Trump me zyrtarë rusë dhe nëse këto kontakte përbëjnë shkelje penale, si dhe nëse Presidenti Trump ka penguar procesin e drejtësisë duke pushuar James Comey-n nga detyra e drejtorit të FBI-së në kohën kur po drejtonte hetimet mbi ndikimin e Rusisë në zgjedhje, para se të emërohej prokurori i posaçëm Robert Mueller. Presidenti Donald Trump pranoi për herë të parë se po hetohet në kuadrin e një hetimi federal për ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet amerikane. Nëpërmjet një sërë mesazhesh dje në Tëitter, Presidenti Trump sulmoi ashpër zyrtarin më të lartë amerikan që mbikqyr këtë proces, Zv/Prokurorin e Përgjithshëm, Rod Rosenstein. “Po hetohem për shkarkimin e drejtorit të FBI-së nga i njëjti person që më kërkoi ta shkarkoja drejtorin”, u shpreh Presidenti në Twitter. Pas tërheqjes nga hetimet të Prokurorit të Përgjithshëm, Jeff Sessions, përgjegjësia për mbikëqyrjen e hetimeve i ka mbetur Zv/Prokurorit të Përgjithshëm Rosenstein, i cili edhe emëroi prokurorin e posaçëm Robert Mueller. Tashmë edhe pozitat e zotit Rosenstein po bëhen gjithnjë e më të komplikuara, ndërsa hetimet mendohet se po përfshijnë edhe procesin e ndjekur për shkarkimin e ish-drejtorit të FBI-së, James Comey. Krahas zemërimit të shprehur ndaj Rosenstein dhe Mueller, pjesëtarë të stafit të Shtëpisë së Bardhë, vazhdojnë të flasin edhe për një irritim të dukshëm të Presidentit lidhur me hetimet. Ai këmbëngul se është në shenjëstër të një komploti për ta diskredituar dhe madje edhe për ta ndërprerë presidencën e tij. Demokratët janë shprehur se janë gjithnjë e më të shqetësuar se Presidenti mund të shkarkojë edhe Zv/Prokurorin e Përgjithshëm Rosenstein dhe prokurorin e posaçëm Mueller. Me gjithë këshillat e stafit të tij që Presidenti të rrijë larg mesazheve në Tëitter, mesazhet e tij të djeshme dëshmojnë për sfidën gjithnjë e më të madhe për trajtimin e hetimit që po zhvillohet. Edhe vetë Zv/Prokurori i Përgjithshëm Rosenstein pati qarkulluar një mesazh ku shprehej i shqetësuar për saktësinë e raportimeve në media Në mesazh ai gjithashtu rikonfirmon politikën e Departamentit të Drejtësisë për të mos konfirmuar apo mohuar të tilla informacione. Pasi Zv/Prokurori i Përgjithshëm Rod Rosenstein shprehu shqetësimin për raportimet e nxjerra në media, Presidenti Trump sulmoi rolin e tij si personi që vetë pati kërkuar shkarkimin e ish-drejtorit të FBI-së James Comey, dhe që ndërkohë është edhe zyrtari që emëroi prokurorin e posaçëm Robert Mueller, si dhe që ka në vazhdim përgjegjësinë e mbikëqyrjes së procesit hetimor. Ndërsa nëpërmjet Tëitter-it, Presidenti Trump konfirmoi për herë të parë se ai vetë është bërë objekt i hetimeve, demokratët shprehen të shqetësuar se ai mund të shkarkojë edhe Rosenstein dhe Mueller. Prokurori i Posaçëm Robert Mueller, që po heton çështjen e ndërhyrjes ruse në zgjedhjet presidenciale amerikane të vitit të kaluar, e ka shtuar me 13 prokurorë të tjerë ekipin e tij dhe ka në plan të punësojë edhe disa të tjerë, njoftoi të premten zëdhënësi i tij Peter Carr. Që nga emërimi i tij më 17 maj, Mueller, një ish drejtor i FBI-së, ka rekrutuar një ekip dinamik avokatësh, hetuesish e prokurorësh me përvojë të madhe në fusha që variojnë nga mashtrimet financiare tek e drejta kushtetuese.

Read 30 times
Published in Bota





Shperndaje Lajmin

Kush eshte online

We have 28 guests and no members online

SHKARKONI APLIKACIONIN MOBILE