Komandanti i Flotës së 7 të marinës amerikane njoftoi se janë gjetur trupat e disa marinarëve të mbytur në mjediset e brendshme të destrojerit USS Fitgerald që ishin mbushur me ujë pas një aksidenti në det.

Nënadmirali Joseph Aucoin tha se marina po kontakton familjet, por nuk pranoi të konfirmonte sa trupa ishin gjetur. Dy ditë më parë u njoftua se shtatë marinarë figuronin të zhdukur pasi destrojeri u përplas me një anije mallrash pranë brigjeve të Japonisë. Nënadmirali tha se marina do të hapë një proces hetimor mbi aksidentin. Anija e mallrave ACX Crystal u kthye pardje në portin e Tokios me dëmtime të lehta në bashin e anijes por pa lëndime në njerëz. Destrojeri dhe anija tregtare, e cila kishte përmasa katër herë më të mëdha se destrojeri u përplasën në orët e para të së shtunës. Marina amerikane thotë se shtatë anëtarë ekuipazhi janë zhdukur pas përplasjes së një destrojeri amerikan me një anije mallrash pranë brigjeve të Japonisë. Një anije mallrash filipinase u përplas me destrojerin “USS Fitzgerald” të shtunën herët në mëngjes, rreth 100 kilometra larg portit japonez Yokosuka.

Read 40 times
Published in Bota





Shperndaje Lajmin

Kush eshte online

We have 47 guests and no members online

SHKARKONI APLIKACIONIN MOBILE