Vështirësitë financiare e kanë detyruar kryebashkiakun e Rio de Janeiros, Marcelo Crivella, të marrë masa drastike që përfshijnë edhe përgjysmimin e fondeve për karnavalet.

Por reagimi ka qenë i menjëhershëm. Kush mund ta mendojë Rion pa valltaret e tij me kostume shumëngjyrëshe, që i kanë bërë karnavalet e qytetit brazilian më të famshmet në botë? Crivella thotë se do të ndajë 12 milionë realë apo rreth 3.3 milionë euro për 12 shkollat më të mëdha të Sambës. Edhe shoqëritë organizuese të karnavaleve do të financohen nga arka e turizmit, sepse nuk ka mundësi tjetër. Sipas Crivellës, është paracaktuar që më shumë parà të investohen për kopshtet e fëmijëve, një nismë që pretendohet të marrë dyfishin e fondeve. Vet shkollat e vallëzimit paralajmërojnë se dëmet nga dështimi i karnavaleve në vitin 2018 mund të jenë shumë më të larta se 12 milionë realë. Për mangësi të mëdha financiare ankohen edhe 70 shkollat më të vogla të njohura të vallëzimit, që thonë se deri tani nuk kanë marrë veçse 80% të buxhetit të tyre. Shkurtime pati edhe vitin e kaluar, megjithatë karnavalet e vitit 2017 u arrit të realizoheshin me sukses. Plot 6 milionë njerëz e vizituan qytetin në atë kohë, duke bërë që falë tyre të qarkullojnë rreth 3 miliardë realë. / Top Channel

Read 43 times
Published in Bota





Shperndaje Lajmin

Kush eshte online

We have 86 guests and no members online

SHKARKONI APLIKACIONIN MOBILE