Europa League, Tirana-Maccabi, Partizani-Botev e Skënderbeu-Sant Julia

  • Monday, Jun 19 2017

Nga Nioni i Zvicrës u hodh edhe shorti për turneun e dytë për nga rëndësia në futbollin europian, Europa League, aty ku këtë sezon do të marrin pjesë ekipet shqiptare të Partizanit, Skënderbeut dhe Tiranës, si fituese e Kupës së Republikës së Shqipërisë.

Tirana është skuadra që do të ketë edhe përballjen më të fortë në letër. Fituesit e Kupës së Shqipërisë do të luajnë përballë izraelitëve të Maccabi Tel Avivit. Skënderbeu, që ndërkohë mbetet në pritje edhe të vendimit të Komisionit të Etikës, ka mësuar se kundërshtari i saj do të jetë ekipi nga Andorra, Sant Julia, ndërsa nënkampionët e Partizanit do të masin forcat me skuadrën bullgare të Botev Plovdivit. Sa i përket futbollit kosovar, ai përfaqësohet në Europa League me skuadrën e Prishtinës, e cila si kundërshtare do të ketë suedezët e Norrkopingut, kurse Shkëndija e Tetovës do të luajë me Dacia Chisinau. Ndeshjet e raundit të parë të Europa League do të luhen më 29 qershor, ndeshjet e para, dhe ato të kthimit më 6 korrik. / Top Channel

Read 19 times
Published in Sport





Shperndaje Lajmin

SHKARKONI APLIKACIONIN MOBILE