Disa shkojnë për të aplikuar, disa për të plotësuar dosjen me dokumentet që mungojnë, e disa të tjerë për të marrë informacion.

Për pronarët gjithnjë ka një arsye për t’iu drejtuar agjencisë. Mbi 40 mijë dosje të arkivuara, nganjëherë mjafton vetëm ky fakt për të kuptuar përmasën e vërtet të kësaj problematike të mbartur në thuajse çerekshekulli. Sipas drejtoreshës së ATP­së, Sonila Qato, vetëm në harkun e 6 muajve në sportelet e agjencisë janë paraqitur mbi 23 mijë pronarë. “Referuar paraqitjes së qytetarëve në sportelet e marrëdhënieve me publikun dhe median në ATP, për periudhën 04.01.2017 deri më datë 15.06.2017 sipas të dhënave të numrit të biletave janë paraqitur 23 914 qytetarë, nga të cilët janë shërbyer 17 524 qytetarë. Pjesa tjetër nuk janë paraqitur për të marrë shërbimin pas tërheqjes së biletës”. Ndryshimet në aktet nënligjore të realizuara vjet, konstaton Qato, jo vetëm që kanë lehtë­ suar dokumentacionin bazë të aplikimit të tyre për të përfituar shpërblimin e publikuar, por edhe ka rritur gjatë 6 muajve të fundit numrin e aplikimeve të bëra pranë Agjencisë së Trajtimit të Pronave. Aktualisht të drejtën e aplikimit e gëzojnë pronarët me vendime para ’95­s. Duke qenë se për këto familje ka përfunduar vlerësimi financiar dhe është caktuar masa e përfitimit hapi i radhës është ekzekutimi i vendimit, pra ndarja e kompensimit. Nga të dhënat zyrtare të ATP­së më­ sohet se deri më tani kanë përfituar kompensim financiar dhe fizik në mënyrë të plotë dhe përfundimtare 336 vendime të dhëna në vitet 1993 dhe 1994. Ndarja e parave bëhet duke ruajtur rendin kronologjik të vendimeve, por kjo nuk i privon aq më pak nuk i penalizon pronarët me vendime ’95 që të paraqiten për të aplikuar. Me ndryshimet e bëra së fundmi nuk do të jetë më e nevojshme që pronarët të shkojnë në gjykatë, apo në njësinë administrative në të cilën kanë banuar deri në vitin 1991. Kjo gjë shmanget pasi për të vërtetuar nëse një vendim është ankimuar apo jo në rrugë gjyqësore nuk nevojitet shkresë zyrtare, mjafton vetëm një deklaratë noteriale, e cila do të ketë të njëjtin funksion. Nga ana tjetër, as për faktin nëse është përfituar nga ndarja e tokës në 1991 nuk duhet më vërtitim, por vetëm deklaratë noteriale, në të cilën pronari apo përfaqësuesi me prokurë vetëdeklaron nëse ka përfituar nga ndarja e tokës me ligjin 7501. Veç tyre kërkohet që të dorëzohet edhe konfirmim nga Hipoteka për gjendjen juridike të pronës që kompensohet, dëshmi trashëgimie nëse ka ndryshuar rrethi i trashëgimtarëve, prokurë e nënshkruar nga të gjithë trashëgimtarët e ligjshëm, numër llogarie, dokument identifikimi dhe mandat pagese.

Read 74 times
Published in Aktualitet





Shperndaje Lajmin

Kush eshte online

We have 71 guests and no members online

SHKARKONI APLIKACIONIN MOBILE