Partia Drejtësi Integrim dhe Unitet zhvilloi ditën e djeshme një takim madhështor në qytetin e Peqinit me mbështetësit dhe simpatiznatët e shumtë atje.

I pranishëm ishte edhe Kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi. Duke e përmendur Peqinin si shembull ku besimi tek njeriu tejkaloi ngjyrimet politike, kandidatja Elena Xhina u shpreh se qytetaria e treguar gjatë fushatës ështe motiv krenarie për të gjithë mbështetësit e PDIU. deputeti Aqif Rakipi theksoi se PDIU do t’i japë më 25 Qershor një shembull politikës shqiptare. Kandidati Bujar Muça e cilësoi Peqinin si zemra e kësaj force politike dhe i pari qytet që po sheh ndryshimet pozitive. Kryetari i Partisë Drejtësi Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi pohoi se fillesat e fitores, kjo forcë politike i ka patur në Peqin me Aqif Rakipin. Fokusi që PDIU ka tek çështja kombëtare, ndërtimi i një Shqipërie më të mirë për të rinjtë dhe rritja e punësimit ishin ndër të tjera mesazhet që kreu i PDIU-së përcolli në këtë takim.

Read 44 times
Published in Politike





Shperndaje Lajmin

Kush eshte online

We have 32 guests and no members online

SHKARKONI APLIKACIONIN MOBILE