Itali, i riu shqiptar rrëzohet nga 10 metra lartësi në vendin e punës

  • Monday, Jun 19 2017

Një i ri shqiptar ka rënë nga një lartësi prej dhjetë metrash në Itali ndërsa ishte duke punuar, dhe është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Mësohet se 33 vjeçari Edmond Ndou ka shpëtuar për mrekulli, ndërsa ishte duke punuar në çatinë e një kapanoni . Sipas informacioneve paraprake, i riu ishte humbi ekuilibrin dhe ra në tokë.. Aksidenti në punë ndodhi këtë mëngjes në Via Nazionale Piemonte. Mediat italiane thonë se shqiptari u shpëtua nga një ekip i zjarrfikësve të Savonas, dhe u dërgua per mjekim në Santa Corona në Pietra Ligure, ku është shtruar në spital në gjendje kritike per jeten.

Agjensia e Lajmeve Sot News

Read 92 times
Published in Kronike





Shperndaje Lajmin

Kush eshte online

We have 19 guests and no members online

SHKARKONI APLIKACIONIN MOBILE