Ushtronin prostitucion përmes internetit, Gjykata liron 6 vajzat në Tiranë

  • Monday, Jun 19 2017

Gjykata e Tiranes ka liruar ditën e sotme 6 vajzat e arrestuara disa ditë më parë pasi akuzohen se kanë ushtruar prostitucion virtual nëpërmjet Chat Line.

Tutorja e tyre, L. B., 34 vjeçe është liruar nga qelia me masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, ndërsa vajzat që ushtronin prostitucion do të procedohen në gjendje të lirë. Sipas policisë L.B pasi mashtronte vajzat për punësim i detyronte ato për të kryer prostitucion me anë të kompjuterit me persona të cilët më parë duhet të paguanin për abonimin për të parë vajzat e zhveshura. Shtetasja L. B., prej një periudhe kohore të gjatë, me anë të mashtrimit punësonte vajza të moshave të reja dhe i shfrytëzonte ato për prostitucion, aktivitet i cili kryhej në apartamentin e kësaj shtetaseje në Tiranë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan: – 7 njësi kompjuteri – 7 ekrane kompjuteri – 7 kamera për komunikime video online Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale, “Prostitucion”, “Shfrytëzim për prostitucion”, “Punësimi i paligjshëm” dhe “Fshehja e të ardhurave”, parashikuar nga Nenet 113, 114, 170/a dhe 180 të Kodit Penal.

Read 24 times
Published in Kronike





Shperndaje Lajmin

Kush eshte online

We have 38 guests and no members online

SHKARKONI APLIKACIONIN MOBILE