Në Borno të Nigerisë, pesë gra me bomba vetëvrasëse kanë vrarë 12 persona dhe kanë lënduar 11 të tjerë, në vendin ku është themeluar grupi islamist Boko Haram, transmeton “Reuters”.

Ende askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin. Mirëpo sulmet vetëvrasëse në vendet publike nga gratë, njihen si strategji e grupit Boko Haram. Zëdhënësi i policisë shtetërore në Borno, Victor Isuku ka thënë se sulmi ka ndodhur të dielën në fshatin Kofa. “Sulmi i parë vetëvrasës ka ndodhur afër një xhamie, duke vrarë shtatë persona. Sulmi i dytë i ka vrarë pesë persona të tjerë”, duke shtuar se 11 persona janë lënduar gjatë këtyre sulmeve. Isuku po ashtu ka shtuar se tri sulmueset tjera, po ashtu kanë vdekur. Borno ka qenë shteti më i prekur nga kryengritja pasi janë vrarë më shumë se 20 000 persona dhe më shumë se 2.7 milionë të tjerë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre nga viti 2009.

/Rel/ /D.Xh/

Read 27 times
Published in Bota





Shperndaje Lajmin

Kush eshte online

We have 51 guests and no members online

SHKARKONI APLIKACIONIN MOBILE