Në një përpjekje për të shpëtuar kordat e saj zanore Adele është e detyruar që të mos flasë, madje edhe kur shkon për tu interesuar në shkollë për ecurinë në mësime të djalit të saj.

Këngëtarja, me një nga zërat më të famshëm në botë, ka reduktuar komunikimin duke përdorur gjuhën e shenjave, raporton The Sun. Adele ka frikë se nuk do të këndojë dot kurrë më pas anullimit edhe të turneut të saj botëror më 1 korrik pas probleme që kishte me kordat vokale. Një burim zbuloi se ylli i muzikës është në panik. Dëmtimi i kordave, që i ka bërë operacion në vitin 2011, mund të jetë i pakthyeshëm. Dy javë pasi lajmëroi anullimet e koncerteve, ajo nuk e ka rikuperuar akoma zërin e saj. /Oranews.tv/

Read 19 times
Published in Kulturë





Shperndaje Lajmin

SHKARKONI APLIKACIONIN MOBILE