NEWS FLASH
Dua Lipa edhe modele! - Friday, 22 September 2017 15:55
Në shtrat me Kendall Jenner - Friday, 22 September 2017 15:54
FIA miraton: Skuadrat e F1 me sistemin “Halo” - Friday, 22 September 2017 15:54
“Arena”, Duka: Gati në fund të 2018 - Friday, 22 September 2017 15:53

Sjell në jetë një vajzë, gruaja rrihet barbarisht me shkop hokeji

  • Monday, Jul 17 2017

Një grua nga India është rrahur barbarisht me shkop hokej pasi ka sjellë në jetë një vajzë.

Në një video shokuese, e cila ishte instaluar tek shkallët e një pallati, tregon gruan duke bërtitur ndërsa goditej nga kunati i saj dhe shoku i tij. Gruaja e identifikuar si Meena Kashyap kishte bërë dhe një ankesë të mëparshme për dhunë nga familja e burrit në prill , thonë mediat lokale. 35-vjeçarja nga Punjab solli në jetë një vajzë që familja e burrit refuzoi ta pranonte. Çifti u përfshi në konflikt gjithashtu edhe për shkak të një mosmarrëveshje mbi 8.300 pound që prindërit e e saj dhanë për familjen e burrit në dasmë. Një dhuratë që i jepet tradicionalisht vajzës kur martohet, si një mjet për të mbështetur famijen e saj të re dhe në vend të trashëgimisë që i takon. Ky sistem tani përdoret më shumë si mjet të ardhurash për familjen e burrit dhe është teknikisht e paligjshme pasi mijëra gra janë vrarë dhe abuzuar për shkak të këtyre pagesave, por që ende praktikohet gjerësisht. /Oranews.tv

Read 92 times
Published in Kulturë





Shperndaje Lajmin

SHKARKONI APLIKACIONIN MOBILE