Një model, i cili ka humbur këmbën për shkak të një defekti të lindur, është bërë njeriu i parë pa gjymtyrë që është kurorëzuar Mister Anglia.

Jack Eyers, nga Bournemouth, Dorset ka munduar 40 finalistët e tjerë për të marrë titullin gjatë një ceremonie në Birmingham mbrëmjen e së premtes. 28-vjeçari, që punon si trajner personal, është i vendosur të fitojë titullin Mister Bota, që do të mbahet vitin e ardhshëm. “Unë ndjehem shumë mirë që Mister Anglia nuk është thjesht një konkurs bukurie por është gjithçka,”-është shprehur Eyers. “Pesë vitet e fundit unë kam bërë misionin tim për të shtuar njerëzit me aftësi të kufizuara në industrinë e modës dhe për tu bërë shembull për këta njerëz.” Pas një defekti të lindjes këmba e tij mbeti e pazhvilluar dhe iu nënshtrua një operacioni për të hequr. Pas operacionit ai ëndërronte që të punonte si zjarrfikës por e kuptoi që nuk ishte e mundur për shkak të këmbës së tij. Në këtë mënyrë ai zbuloi aftësitë e tij në modeling dhe nënshkroni një marrëveshje me Models of Diversity, fushatë për diversitetin në industrinë e modës. Dhe në vitin 2015 ai u bë i pari model mashkull me aftësi të kufizuara që eci në Neë York Fashion Week.

Read 34 times
Published in Kulturë





Shperndaje Lajmin

SHKARKONI APLIKACIONIN MOBILE