NEWS FLASH
Dua Lipa edhe modele! - Friday, 22 September 2017 15:55
Në shtrat me Kendall Jenner - Friday, 22 September 2017 15:54
FIA miraton: Skuadrat e F1 me sistemin “Halo” - Friday, 22 September 2017 15:54
“Arena”, Duka: Gati në fund të 2018 - Friday, 22 September 2017 15:53

Koreja e jugut ka propozuar mbajtjen e bisedimeve ushtarake me Veriun pas një jave tensionesh të larta që pasuan testimin e një rakete me rreze të gjatë veprimi.

Nëse bisedimet do të zhvilloheshin, ato do të ishin të parat të nivelit të lartë që prej 2015-s. Një zyrtar i lartë tha se bisedimet do të kenë si qëllim t’i japin fund të gjitha aktiviteteve armiqësore që ndikojnë rritjen e tensioneve ushtarake në kufirin e fortifikuar mes koreve. Presidenti i Koresë së jugut Moon Jae-in prej kohësh kishte sinjalizuar qëllimet për të bashkëpunuar me veriun komunist. Në një fjalim të fundit në Berlin, ai deklaroi se dialogu me Penianin ishte më i nevojshëm se kurrë dhe kërkoi nënshkrimin e një traktati paqeje. Dialogu, sipas tij, është jetësor për ata që duan t’i japin fund programit bërthamor të Koresë së Veriut. Gjithsesi testet e shpeshta raketore të Veriut, përfshirë atë të një rakete balistike ndërkombëtare përbëjnë një shkelje të vazhdueshme të rezolutave të OKB-së dhe kanë alarmuar së tepërmi fqinjët dhe Uashingtonin. Zëvendësministri i Mbrojtjes në Seul tha në një konferencë për shtyp se bisedimet mund të mbahen në Tongilgak, një godinë koreanoveriore në zonën e çmilitarizuar mes dy vendeve, e përdorur edhe për bisedimet në të shkuarën. Ai propozoi që përballja të bëhet në 21 korrik, duke shpresuar në përgjigjen pozitive të Penianit. Korrespondentet mendojnë se qëllimi përfundimtar i bisedimeve do të jetë fundi i përballjes ushtarake që ka dominuar marrëdhëniet mes dy koreve për dekada të tëra, por më shumë gjasa ato do të fillojnë me ndërmarrjen e masave që do të shërbejnë për të ndërtuar besimin. / Top Channel

Read 31 times
Published in Bota





Shperndaje Lajmin

Kush eshte online

We have 69 guests and no members online

SHKARKONI APLIKACIONIN MOBILE