Protestuesit në Brazil i prishën ditën e saj më të bukur deputetes 25-vjeçare Maria Victoria Barros.

Qindra vetë ishin mbledhur përpara kishës ku politikania e re lidhi kurorë në një ceremoni luksoze në të cilën ishte edhe një pjesë e mirë e elitës politike të vendit. Por me të dalë prej andej, njerëzit e qëlluan me vezë. Barros i akuzoi protestuesit e krahut të majtë se akuzuan verbalisht dhe fizikisht me të ftuarit për shkak të mbështetjes që familja e saj i jep Presidentit Michel Temer. Përveçse pjesëtare e asamblesë shtetërore në Parana, ajo është edhe e bija e ministrit brazilian të Shëndetësisë, Ricardo Barro. Tubuesit mbanin në duart parulla me shkrime kundër qeverisë dhe e akuzonin 25-vjeçaren si komplotuese. Pamjet e postuara në “Facebook” tregojnë sesi truprojat hapin çadrat për ta mbrojtur ligjvënësen dhe bashkëshortin e saj nga breshëria e vezëve. Vete Barros është e bindur se protesta lidhej me vendimin e së ëmës për të kandiduar për guvernatore në Parana. “Më vjen keq për incidentin dhe sulmin ndaj të ftuarve të mi”, u shpreh ajo, “por ky është çmimi i demokracisë”. Ngjarja është një tjetër ilustrim i përçarjes së thellë nëpër të cilën po kalon politika vendase që prej shkarkimit vitin e kaluar të paraardhëses së Michel Temerit, ish-presidentes Dilma Rousseff. / Top Channel

Read 33 times
Published in Kuriozitete





Shperndaje Lajmin

SHKARKONI APLIKACIONIN MOBILE