NEWS FLASH
Dua Lipa edhe modele! - Friday, 22 September 2017 15:55
Në shtrat me Kendall Jenner - Friday, 22 September 2017 15:54
FIA miraton: Skuadrat e F1 me sistemin “Halo” - Friday, 22 September 2017 15:54
“Arena”, Duka: Gati në fund të 2018 - Friday, 22 September 2017 15:53

Me rishikimet në legjislacionin shqiptar për sigurimet shoqërore, ndryshoi dhe mënyra e llogaritjes së pensionit, ku si bazë për llogaritjen e tij, nuk është më pensioni bazë (pensioni minimal), por pensioni social.

Në kushtet e mungesës së një marrëveshjeje dypalëshe në fushën e sigurimeve shoqërore, me të cilën do të ishte mundësia për njohjen dhe bashkimin e periudhave kontributive, sidomos në dy shtetet fqinje, Itali dhe Greqi, ku numri i emigrantëve shqiptarë është shumë i madh, secili nga këto shtete vepron sipas legjislacionit respektiv. Vjetërsia kontributive për emigrantët shqiptarë përbëhet nga vjetërsia që kanë në Shqipëri dhe vjetërsia kontributive në vendet ku janë rezidentë. Duke pasur parasysh ndryshimet ligjore, një pjesë e madhe e emigrantëve dhe qytetarëve që kanë plotësuar moshën për pension, apo janë në prag të kësaj moshe, nuk e kanë të qartë se cilat janë kushtet për përfitimin e pensionit në Shqipëri dhe konkretisht cila është baza dhe mënyra e llogaritjes së pensionit. Për sa i përket pensionit të pleqërisë në Shqipëri, sipas legjislacionit shqiptar, Ligji 104/2014, neni nr. 16, (i cili ndryshon nenin 31 të ligjit 7703, datë 11.05.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”), përcaktohet si më poshtë: “Personat e siguruar që kanë plotësuar jo më pak se 15 vite sigurim shoqëror, kanë të drejtë për pension pleqërie, kur të arrijnë moshën e përcaktuar në nenin 92 të këtij ligji”. “Personat e siguruar kanë të drejtë për pension pleqërie të reduktuar, deri tre vjet para mbushjes së moshës së daljes në pension të përcaktuar në nenin 92 kur: a) kanë plotësuar vitet e sigurimit sipas nenit 92; b) nuk kryejnë veprimtari ekonomike si të punësuar, punëdhënës ose të vetëpunësuar. Nënat që kanë lindur 6 a më shumë fëmijë, të cilët janë të rritur më shumë se 8 vjeç, kanë të drejtë të dalin në pension kur mbushin moshën 55 vjeç dhe kanë 30 vjet sigurim. Për llogaritjen e pensionit të pleqërisë sipas ligjit 104/2014, neni 18 i cili ndryshon nenin 32 të ligjit 7703, datë 11.05.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë” përcaktohet si më poshtë: 1. Pensioni mujor i pleqërisë përbëhet nga një shumë bazë dhe nga një shtesë. 2. Shuma bazë llogaritet si raport i periudhës së sigurimit që ka realizuar personi me periudhën e sigurimit të kërkuar sipas nenit 92, shumëzuar me pensionin social. 3. Shtesa do të jetë 1% për vit sigurimi shumëzuar me bazën mesatare të vlerësuar që personat e siguruar kanë arritur nëpërmjet kontributeve, e llogaritur sipas nenit 31 të ligjit 104/2014 (i cili ndryshon nenin 59 të ligjit 7703, datë 11.05.1993). 4. Shuma e përgjithshme e pensionit nuk mund të jetë më e vogël se pensioni social.” Për ta pasur sa më të qartë këtë përllogaritje, është e nevojshme të dihet se çfarë përfaqëson pensioni social. Sipas ligjit 104/2014, pensioni social është një përfitim që i jepet çdo shtetasi shqiptar, i cili ka mbushur moshën 70 vjeç, është me qëndrim të përhershëm në Shqipëri të paktën për pesë vitet e fundit, nuk plotëson kushtet për asnjë lloj pensioni nga skema e detyrueshme e sigurimeve shoqërore dhe nuk ka të ardhura, ose të ardhurat që përfiton nga çdo burim tjetër, janë më të ulëta se të ardhurat që jep pensioni social. Masa e pensionit social është e barabartë me të ardhurat minimale që sigurohen nga pensioni i pjesshëm i pleqërisë me 15 vite të siguruara me pagë minimale, i llogaritur në datën 31.12.2014. Masa e pensionit social për personat që kanë të ardhura nga burime të tjera, do të jetë sa diferenca e pensionit social me të ardhurat e tjera që ka përfituesi. Kriteret, procedurat dhe dokumentacioni për pensionin social përcaktohen me Vendim të Këshillit të Ministrave. Aktualisht si masë, pensioni social është në shumën 6 750 lekë

Read 43 times
Published in Aktualitet





Shperndaje Lajmin

Kush eshte online

We have 67 guests and no members online

SHKARKONI APLIKACIONIN MOBILE