Shqipëria është gati për të ndërtuar sistemin e biletimit elektronik.

Ministria e Transportit ka miratuar vendimin i cili i hap rrugë ngritjes së infrastukturës për mënyrën se si do të funksionojë bileta elektronike. Formati do të jetë si këto dy modele të cilat do të printohen nga makineritë, njëra ditore e tjetra abone mujore. Një tjetër mundësi për qytetarët do të jetë edhe personalizimi i transportit publik me anë të kartave Smart, të cilat pasi hedhin të dhënat e abontetit duke marrë informacionet bankare shërbejnë si abonime më të gjata, 6 mujore ose 1-vjeçare. Shqipëria është ndër të vetmet vende në rajonin e Ballkanit dhe Europës që transportin publik dhe atë ndërqyetas e ka në shkallën më të lartë të informalitetit, ndërsa prerja së biletës bëhet nga faturinot. Vendimi i le në dorë bashkive që të vendosin për kohën dhe mënyrën se si do të impelmentojnë këtë sistem, ndërsa ende nuk është e qartë se kush do të paguajë kostot e këtij projekti: operatorët e transporteve apo njësitë vendore. Sistemet e biletimit elektronik duhet të kënaqin të paktën kërkesat e mëposhtme: a) Lejimin ose të jenë të predispozuar për përdorimin e biletave të udhëtimit të llojeve të ndryshme, në përputhje me kërkesat dhe standardet e përcaktuara në këtë udhëzim, duke garantuar ndërveprimin e proceseve të emetimit, rinovimin, rimbushjen, vlefshmërinë dhe kontrollin e biletave. b) Lejimin, nëpërmjet suportit përkatës, rinovimin, rimbushjen, vlefshmërinë dhe kontrollin e biletave të transportit qytetës, rrethqytetës, ndërqytetës, ndërkombëtar edhe për shërbime të integruara, të përdorshme për shërbime të ndryshme lëvizshmërie, duke përfshirë ato automobilistike, hekurudhore, shërbimeve të lëvizshmërisë kolektive etj.; c) Parashikimin, duke përdorur zgjidhje teknike dhe organizative, në përputhje me nisjen e çdo udhëtimi ose transferimin, detyrimin e vlefshmërisë së biletës përkatëse, edhe në mënyrë automatike, nëpërmjet aparaturave tokësore dhe të vendosura në bordin e autobusit. d) Lejimin, nëpërmjet pajisjeve portabël të përshtatura/përdorshme për komunikimin të rimbushjes së ardhshme të biletave, nëpërmjet transmetimit të të dhënave, si dhe vlefshmërinë dhe kontrollin e tyre. e) Lejimin e identifikimit të njëjtë të biletave të ndryshme, me anë të pajisjeve portabël ose me sistemet back-office të ndërmarrjes/shoqërisë së transportit.

Read 37 times
Published in Aktualitet





Shperndaje Lajmin

Kush eshte online

We have 62 guests and no members online

SHKARKONI APLIKACIONIN MOBILE