NEWS FLASH
Dua Lipa edhe modele! - Friday, 22 September 2017 15:55
Në shtrat me Kendall Jenner - Friday, 22 September 2017 15:54
FIA miraton: Skuadrat e F1 me sistemin “Halo” - Friday, 22 September 2017 15:54
“Arena”, Duka: Gati në fund të 2018 - Friday, 22 September 2017 15:53

ISHMT kontrolle për zbatimin e ligjit për udhërrëfyesit turistikë në territorin shqiptar

  • Monday, Jul 17 2017

Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut, ka ndërmarrë një inspektim gjatë këtij muaji, për të kontrolluar zbatimin e nenit 61 për udhërrëfyesit turistikë të huaj, të ligjit 93/2015 “Për Turizmin”.

Inspektimi u shtri në gjithë territorin e vendit nga Shkodra deri në Sarandë, duke përfshirë vendet më të frekuentuara nga turistët e huaj, përfshi parqet arkeologjike, muzeumet, kështjellat, monumentet historike dhe kulturore, etj. Sot operojnë 199 udhërrëfyes turistikë të certifikuar të ndarë në tre kategori; udhërrëfyes kombëtarë, lokalë dhe të specialiteteve të veçanta të cilët shërbejnë në të gjithë territorin e vendit. U konstatua se nga veriu në jug, në muzeume e parqe arkeologjike ligji është duke u zbatuar, dhe udhërrëfyesit e lejuar janë ata të licencuar nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes. Grupet e inspektimit kanë kryer kontrolle dhe në pikat kufitare si Hani i Hotit, Muriqan, Kapshticë dhe Qafë Thanë. Në pikat kufitare janë vendosur njoftimet për udhërrëfyesit e huaj dhe rregullat që ata duhet të zbatojnë në territorin shqiptar. Po kështu njoftime janë vendosur në kështjella, në muzeme, parqe, por dhe në strukturat akomoduese, të cilat kanë frekuentim nga turistë të huaj, si në qytetet Shkodër, Lezhë, Gjirokastër, Sarandë, Berat, Pogradec, Korçë, Vlorë etj. Inspektimet e para nga ISHMT ishin kryesisht informuese dhe paralajmëruese, ndërsa gjatë kontrolleve në vazhdim do të aplikohen gjoba në rast shkeljeje të ligjit për turizmin.

Read 25 times
Published in Aktualitet





Shperndaje Lajmin

Kush eshte online

We have 37 guests and no members online

SHKARKONI APLIKACIONIN MOBILE