NEWS FLASH
Dua Lipa edhe modele! - Friday, 22 September 2017 15:55
Në shtrat me Kendall Jenner - Friday, 22 September 2017 15:54
FIA miraton: Skuadrat e F1 me sistemin “Halo” - Friday, 22 September 2017 15:54
“Arena”, Duka: Gati në fund të 2018 - Friday, 22 September 2017 15:53

Pak ditë nga nisja e aplikimeve për në universitete, Qendra për Shërbimet Arsimore ka hartuar një udhëzim në ndihmë të maturantëve për finalizimin me sukses të kësaj faze.

Procesi nis pas pesë ditësh, nga 20-29 korrik, ndërsa gushti do të jetë muaji i përpunimit të rezultateve, për të nxjerrë më datën 29 fituesit. Kështu parashikon udhëzimi nr. 15 i ministrisë së Arsimit për procesin e aplikimit në raundin e parë, të cilit jo të gjithë do t’i binden. Brenda këtyre ditëve, Universiteti i Tiranës do të shpallë një rregullore të posaçme që parashikon afate dhe rregulla të reja për pranimet. UDHËZIMI Përpara plotësimit të formularit A2, çdo kandidat duhet të ketë kryer pagesën, e cila mundëson hedhjen në sistem të notës mesatare. Pas këtij veprimi, rrjedhimisht, ai bëhet kandidat për një vend në arsimin e lartë, qoftë publik apo privat. Aksesi në internet është kusht për të nisur plotësimin e formularit A2. Hyrja në portalin e maturës shtetërore matura.akp.gov.al është hapi i parë që ndiqet nga plotësimi i treguesve që e lejojnë një kandidat të logohet në sistem. Nëse është kryer pagesa dhe të dhënat përputhen, në dritaren dialoguese shfaqen të gjitha programet e studimit, e përbri tyre kodet që do të përzgjidhen për maturantet me mesatare mbi 8.5. Atyre me mesatare mbi 8 do t’u shfaqen të gjitha degët përveç Mjekësisë së Përgjithshme, Stomatologjisë e Farmacisë, ndërsa maturantët me mesatare nën notën 6 do të kenë në dispozicion zgjedhjeje vetëm degët profesionale 2-vjeçare.Mjafton një klik mbi butonin “Përzgjidh programin” për të caktuar dhjetë preferencat e duhura, të cilat mund të rirenditen apo të ndryshohen përpara se kandidati të dërgojë formularin. Hapi i fundit, dhe jo më pak me rëndë- si është printimi i formularit, që çdo kandidat do të duhet ta ruajë edhe në letër përzgjedhjen e tij. E rëndësishme është që secili të sigurohet që formulari të jetë dërguar. Në të kundërt, duhet të logohet sërish me të dhënat për të verifikuar dhe dërguar formularin. Pas kësaj, kandidatët duhet të verifikojnë të dhënat e tyre në librin e transparencës dhe të presin datën e shpalljes së fituesve për raundin e parë.

Read 59 times
Published in Aktualitet





Shperndaje Lajmin

Kush eshte online

We have 63 guests and no members online

SHKARKONI APLIKACIONIN MOBILE