NEWS FLASH
Dua Lipa edhe modele! - Friday, 22 September 2017 15:55
Në shtrat me Kendall Jenner - Friday, 22 September 2017 15:54
FIA miraton: Skuadrat e F1 me sistemin “Halo” - Friday, 22 September 2017 15:54
“Arena”, Duka: Gati në fund të 2018 - Friday, 22 September 2017 15:53

Bllokohen autobusët me pushues nga Kosova të hyjnë në rrugën Pavarësia

  • Monday, Jul 17 2017

Operatorët turistikë përgjatë vijës bregdetare të Durrësit kërkojnë që Bashkia të lejojë autobuzët me pushues nga Kosova të hyjnë në rrugën Pavarësia.

Bashkia ka vendosur të mos i lejojë këta autobuzë të kalojnë e të parkojnë në këtë rrugë me argumentin se krijohet kaos në trafik. Por sipas operatorëve ky vendim po dëmton turizmin, pasi pushuesit ndërrojnë destinacion dhe po e braktisin bregdetin e Durrësit për shkak të kësaj anomalie. Edhe vetë pushuesit kosovarë shprehen të pakënaqur me këtë vendim, ndërsa thonë se do ta braktisin bregdetin e Durrësit nësë vijon kjo situatë kaotike. Pushues kosovar: “Bëjmë 5 orë rrugë nga Kosova për të ardhur me pushime ndërsa shteti i Shqipërisë na pengon që të shkojmë në plazh duke na kthyer mbrapsht.” Ky vendim i Bashkisë është marrë që në hartimin e projektit për rikonstruksionin e rrugës Pavarësia. /Oranews.tv/

Read 45 times
Published in Aktualitet





Shperndaje Lajmin

Kush eshte online

We have 68 guests and no members online

SHKARKONI APLIKACIONIN MOBILE