Rama flet për herë të parë për kabinetin e ri: Emrat dalin brenda Gushtit, do të jetë më e tkurrur

  • Saturday, Jul 29 2017

Edi Rama ka dhënë detaje për herë të parë për qeverinë e re, emrat e së cilës ndryshe nga sa pritej do të mësohen më herët; brenda muajit Gusht.

Duket se përgatitjet për kabinetin e ri “Rama 2” kanë nisur dhe ajo që zbulon kryeministri për mandatin e dytë është fakti se do të kemi një qeveri më të tkurrur. Këto ai i ka konfirmuar gjatë një intervistë për In Tv, ku ndërsa ka rrëfyer për veten, jetën personale, ka folur edhe për politikën e ditës. Rama ka pohuar se kabineti i ri do të jetë brenda muajit gusht dhe ndryshe nga kabineti Rama 1, Kabineti Rama 2 do të jetë më i vogël. “Do bëjmë një qeveri të vogël besoj, do punojmë që të zvogëlojmë numrin e agjencive, inspektoriateve, drejtorive, duke u mundur të rrisim eficencën dhe parimi kryesor i 4 viteve do jetë më shumë me më pak në çdo aspekt”, tha ai. I pyetur për emrat e ministrave, Rama është treguar i rezervuar. “Patjetër që do t’ua zbulojë, por nuk e kam akoma të qartë se kush do jetë ku”- tha ai. A do të ketë kabineti emra të rinj? Rama përgjigjet shkurt: Po emra të rinj, patjetër

Read 141 times
Published in Politike





Shperndaje Lajmin

Kush eshte online

We have 64 guests and no members online

SHKARKONI APLIKACIONIN MOBILE