Në vijim të turit me dëgjesat e qytetarëve, Kryeministri Edi Rama foi edhe për elektoratin që nuk votoi atë në 25 qershor

. Nga Korça, kreu i qeverisë tha se ata nuk do të lihen në duart e Lulit dhe Monikës, teksa paralajmëroi dëgjesa publike edhe për buxhetin. “Pas krijimit të qeverisë do bëjmë përsëri dëgjesa për buxhetin. Do ja dalim nëse jemi bashkë, do ja dalim nëse arrijmë nga njëra anë ta çojmë deri në fund operacionin shumë të thellë në administratë dhe nga ana tjetër të vazhdojmë si duhet me investimet, me punësimin, rritjen ekonomike që kemi marrë përsipër ta çojmë mbi 5% në mënyrë që të ndjehet tek të gjithë. U jam shumë mirënjohës të gjithë atyre që na votuan në këtë qark, i falenderoj edhe ata që nuk votuan për ne por morën pjesë në zgjedhje. I siguroj të gjithë dhe ata, dhe ata që nuk votuan fare se ne do të punojmë për të gjithë. Nuk do ja lëmë në dorë ata që nuk na votuan as Lulit dhe as Monikës. Nuk do i lëmë rrugëve. Do të punojmë për të gjithë dhe do ta bëjmë shtetin së bashku. Rama kërkoi angazhim maksima për të bërë të mundur atë që ai e quan koalicon qeveri-qytetar.

Read 48 times
Published in Politike





Shperndaje Lajmin

Kush eshte online

We have 79 guests and no members online

SHKARKONI APLIKACIONIN MOBILE