Emri i Alqi Blloko është emri i parë i emëruar në Presidencë, pas betimit të Ilir Metës në krye të shtetit.

Alqi Blloko do të jetë Sekretari i Përgjithshëm i Institucionit të Presidentit të Republikës. Lajmi u bë me dije dje nga zyra e Presidencës. Alqi Bllako, lindur në Kolonjë më 10 Maj 1987, ka përfunduar studimet e larta pranë Universitetit te New York-ut Tiranë si dhe ka kryer disa studime pas-universitare, Master Shkencor në drejtimin Financë dhe Kontabilitet nga Universiteti i Neë York-ut dhe MBA me drejtim Banke dhe Tregje Financiare. Gjate kësaj periudhe, Z. Bllako është vlerësuar më Çmimin e Parë nga Guvernatori i Bankës së Shqipërisë për punimin e tij “Roli i tatimit mbi të ardhurat të kompanive mbi strukturën e kapitalit: të dhëna mbi ekonominë shqiptare” i konsideruar një kontribut i vyer akademik. Z.Bllako është vlerësuar nga ekspertët më të mirë akademik në fushën financiare dhe ka dhënë kontributin e tij si Lektor i brendshëm dhe i jashtëm pranë Universitetit të “New York”-ut në Tiranë në lëndët: Financa e Korporatave, Financa Ndërkombëtare, Kontabilitet Financiar, si dhe Kontabilitet Drejtimi. Z.Bllako ka punuar si Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Mjedisit, gjate periudhës Shtator 2013 – Korrik 2017 ku ka iniciuar dhe udhëhequr reforma të rëndësishme administrative dhe politike, duke përballuar me sukses sfidën e rritjes së performancës së kësaj Ministrie dhe duke garantuar rrugën drejt një zhvillimi të qëndrueshëm të mjedisit shqiptar.

Read 49 times
Published in Politike





Shperndaje Lajmin

Kush eshte online

We have 46 guests and no members online

SHKARKONI APLIKACIONIN MOBILE