Shkëputet një pjesë shkëmbi në zonën e plazhit të quajtur ‘Kalaja’ në Vlorë

  • Saturday, Aug 12 2017

Një pjesë shkëmbi në zonën e plazhit të quajtur “Kalaja” në Vlorë është shkëputur rreth orës 12:30 të ditës së sotme.

Nga informacionet e para nga gazetarja e Ora News Jerola Ziaj, mësohet se pjesa e shkëmbit ka rënë mbi një makinë të parkuar dhe fatmirësisht nuk ka të lënduar në njerëz Policia ka bllokuar qarkullimin e automjeteve në të dyja akset e rrugës Vlorë-Orikum pasi rrezikohet që të ketë dhe shkëputje të tjera Prefektja Etjona Hoxha deklaroi se do të ndërpritet qarkullimi i mjeteve deri në një njoftim të dytë. Gjithashtu u kërkohet udhëtarëve me automjete të mos vazhdojnë të qarkullojnë në aksin rrugor të Ujit të ftohtë drejtim Orikumit, ashtu edhe drejtuesit e mjeteve që vinë nga Orikumi drejtim qytetit të Vlorës.

Read 38 times
Published in Kronike





Shperndaje Lajmin

Kush eshte online

We have 60 guests and no members online

SHKARKONI APLIKACIONIN MOBILE