Nisja e reshjeve ka shkaktuar tre aksidente, me pasojë dy të vdekur dhe katër të plagosur një prej të cilëve në gjendje të rëndë.

Në autostradën Lezhë – Shkodër, në afërsi të Kryqëzimit të Kallmetit mjeti tip Benz ka dalë nga rrugë e për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i mjetit, shtetasi Lek Nikolli 50 vjeç, punonjës policie i cili udhëtonte i vetëm në automjet. Ndërkohë në Elbasan në aksin rrugor Cërrik -Papër , në fshatin Valas ka dalë nga rruga mjeti tip ” Ford” veturë me targa AA 503 KN që drejtohej nga shtetasi A.H., 54 vjeç banues në Sarandë. Si pasojë ka gjetur vdekjen vajza M.Sh., 11 vjeçe banuese në Korçë e cili ka qenë pasagjere në mjet. Gjithashtu janë dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin Kirurgjik Elbasan vetë drejtuesi i mjetit dhe dy pasagjere konkretisht shtetaset: A.Sh., 54 vjeçe banuese në Korçë dhe K.Sh., 74 vjeçe banuese në Sarandë. Në Vlorë dy automjete janë përfshirë në aksident rrugor, një prej tyre me targa italiane. I plagosur ka mbetur një i ri i cili është dërguar me urgjencë në spital ku mësohet se është në gjendje të rëndë.

Read 45 times
Published in Kronike





Shperndaje Lajmin

Kush eshte online

We have 80 guests and no members online

SHKARKONI APLIKACIONIN MOBILE