Deklarimi i të ardhurave nga individët, si të merrni shumat e paguara tepër

  • Sunday, Aug 13 2017

Drejtoria e Tatimeve ka njoftuar individët të cilët kanë dorëzuar deklaratën individuale vjetore të të ardhurave të vitit kalendarik 2016, kërkesën për kthimin e shumave paguar tepër, se brenda datës 30 shtator të vitit 2017, mundësohet kreditimi i shumave të përfituara nga skema e shpenzimeve të zbritshme.

Individi tatimpagues, duhet të ketë dorëzuar njëkohësisht edhe gjithë dokumentacionin justifikues të të ardhurave të përfituara dhe të shpenzimeve të kryera si dhe numrin e llogarisë bankare personale në të cilën do të bëhet rimbursimi i tatimit të paguar tepër. Ju sqarojmë se përgjegjësia për saktësinë e numrit të llogarisë bankare është e individit deklarues. Vetëm pasi, drejtoria rajonale tatimore të ketë vërtetuar saktësinë e të dhënave dhe nga verifikimi i tyre del se informacioni i dhënë në deklaratë është i saktë, atëherë procedon me urdhër rimbursimi të shumës së tatimeve të paguara tepër, në llogarinë bankare të tatimpaguesit. Njëkohësisht, tatimet sqarojnë që me kërkesën me shkrim të deklaruesit, shuma e paguar tepër mund të përllogaritet edhe si pagesë e kryer për llogari të vitit tatimor në vijim, shkruan Monitor.

Read 46 times
Published in Aktualitet





Shperndaje Lajmin

Kush eshte online

We have 63 guests and no members online

SHKARKONI APLIKACIONIN MOBILE