BE nuk ia heq vizat - Thaçi: Kosovarët të pajisen me nënshtetësi shqiptare, Meta:S’është zgjidhje

  • Wednesday, Oct 11 2017

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i ka kërkuar homologut shqiptar Ilir Meta që qytetarët e Kosovës të pajisen me nënshtetësi shqiptare në mënyrë që ata të kenë mundësi të lëvizin të lirshëm në Europë. Meta tha se nuk është zgjidhje pavarësisht dëshirës së mirë ndërkohë që vuri theksin në zgjidhjen e çështjes së demarkacionit me Malin e Zi.

Thaçi: Kosova e ka të qartë qëllimin dhe vizionin e vet që do të jetë pjesë e NATO-s dhe BE. Por pasi që aktualisht BE ka sjellë një rrethanë të izolimit klasik të lëvizjes së lirë të njerëzve, unë e diskutova edhe me Presidentin se e vetmja shprese në këtë moment për qytetarët e Kosovës që të lëvizin lirshëm, që në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Shqipërisë dhe në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës tu jepet nënshtetësia qytetarëve të Kosovës, veçanërisht studentëve, biznesmenëve dhe njerëzve që kanë nevoje. Kjo është një nevojë imediate që qytetarët e Kosovës të pajisen me nënshtetësi që të lëvizin në Europë.

Thaci: Nenshtetesia shqiptare shpresa e vetme Demarkacioni është kusht i domosdoshëm që të ndodhë liberalizimi i vizave, por nuk shoh perspektivë të Kuvendit. I lutem që duke respektuar me të drejtën për dy shtetësi tu lejojnë qytetarët e Kosovës të aplikojnë për nënshtetësi. Kjo është shpresa e vetme për të kryer lëvizjen lirshëm Pergjigjet Meta: Përgjigjja më e mirë është ta zgjidhim së bashku. Zgjidhja nuk është të merret nënshtetësi për të gjithë, por zgjidhja është tejkalimi i këtij problemi. Shpresoj që pas zgjedhjeve të ardhshme vendore me një dialog edhe më aktiv me BE e Malin e Zi të zhbllokojë këtë cështje pasi nuk bëhet fjalë vetëm për liberalizimin e vizave 

Read 17 times
Published in Politike





Shperndaje Lajmin

Kush eshte online

We have 41 guests and no members online

SHKARKONI APLIKACIONIN MOBILE