Policia e Shtetit, duket se ka mundur të identifikojë dy persona si autorë të mundshëm të ngjarjes së ditës së djeshme në Lushnje, ku mbetën të vrara dy persona dhe dy të tjerë të plagosur. Siç bën me dije policia, rezulton se ngjarja e djeshme ka lidhje me ngjarjen e datës 25.09.2016 ndodhur në qytetin e Lushnjes ku është tentuar të vriten me armë zjarri 2 persona.

Autorët e dyshuar të asaj ngjarje janë L.H dhe O.B të shpallur në kërkim për kryerjen e veprave penale “Vrasje e mbetur në tentativë e kryer në bashkëpunim” dhe “Mbajtje pa leje e armëve të zjarrit dhe municioneve”. Dyshohet se autorët e mundshëm edhe të ngjarjes së djeshme janë të njëjtët persona, të cilët janë shpallur në kërkim dhe po vazhdon puna për ndalimin dhe kapjen e tyre. Atentati në mes të Lushnjes Në datën 11.10.2017 në lagjen "Loni Dhamo", në vendin e quajtur "Ura e Përroit" Lushnje, nga persona të paidentifikuar ende është qëlluar me armë zjarri automatik dhe si pasojë kanë ndërruar jetë 2 shtetas, ka mbetur i plagosur rëndë 1 tjetër, si dhe ka marrë dëmtim të lehtë edhe një shtetas tjetër i cili ndodhet në Spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve pa probleme për jetën.

Viktimat janë shtetasit Z. L, 23 vjeç dhe J. H., 22 vjeç, banues në lagjen "Loni Dhamo", Lushnje. Shtetasi i plagosur rëndë është M.Xh, 26 vjeç, banues në lagjen "Loni Dhamo", i cili po transportohet për në Tiranë. Si dhe ka marrë dëmtim të lehtë shtetasi B.T, 66 vjeç. Makina e djegur Gjithashtu në Sallën Operative Lushnje ka ardhur një telefonatë se në aksin rrugor Lushnje Berat, në po digjet një mjet. Grupi hetimor ka shkuar menjëherë ku ka gjetur në automjet tre arme zjarri automatike. Automjeti dyshohet se mund të jetë i autorëve. Është ngritur grupi hetimor i cili po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Janë ngritur pika kontrolli në hyrje-daljet e qytetit me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj ngjarje. Kush janë viktimat Viktimat janë Zaimir Latifi, 23 vjeç dhe Jurgen Hoxha, të cilët thuhet se janë miq të nipit të Aldo Bares. Të rinjtë, që dyshohet se ishin dy shënjestrat e atentatit, po qëndronin pranë një lokali të frekuentuar prej tyre thuasje çdo ditë. Nga Hyrja e qytetit ka ardhur mjeti ku ndodhej një person me maskë dhe me kallashnikov në dorë, i cili ka qëlluar me breshëri duke i vrarë në vend dy të rinjtë. Më pas automjeti është larguar për në perëndim të qytetit. Vendi ku ndodhi vrasja është shumë pranë komisariatit të policisë

Read 25 times
Published in Kronike





Shperndaje Lajmin

Kush eshte online

We have 35 guests and no members online

SHKARKONI APLIKACIONIN MOBILE