Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë, ku nipi ka plagosur me thikë gjyshin dhe gjyshen. Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, e cila ka ndodhur në zonën e Freskut. Mësohet se të plagosurit janë dërguar në spital, dhe nuk dihet gjendja shëndetësore e tyre.

Policia ka vënë në pranga autorin B.Kaso 19-vjeç, ndërsa ka nisur hetimet për zbardhjen e motiveve të kësaj plagosjeje. Informacion paraprak. Më datë 12.10.2017, rreth ora 13:00, jemi njoftuar se në rrugën “Muhamet Deliu” një shtetas ka plagosur me thikë dy shtetas të tjerë. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca, ku nga verifikimet paraprake rezulton se : Në rrugën "Muhamet Deliu", shtetasi B. K., 19 vjeç, ka plagosur me thikë gjyshin dhe gjyshen, ( shtetasit H.A. dhe Sh.A.,70 dhe 80 vjeç), të cilët janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore. Autori është ndaluar dhe është shoqëruar në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme.

Read 55 times
Published in Kronike





Shperndaje Lajmin

Kush eshte online

We have 38 guests and no members online

SHKARKONI APLIKACIONIN MOBILE