Shkatërrohet banda e laçianëve të armatosur, zbulohen 3 makinat luksoze të vjedhura

  • Thursday, Oct 12 2017

Policia ka arrtiur te gjeje prova qe kane cuar drejt prangave tre shtetas nga Laçi, te akuzuar per nje seri vjedhjesh. Policia e Tiranes njofton se ka bërë të mundur finalizimin e operacionit “Riprogramuesit”, në kuadër të të cilit kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasve: Policia e Tiranës ka bërë të mundur finalizimin e operacionit

“Riprogramuesit”, në kuadër të të cilit kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasve: • -Leonard Isufi (Noka), 28 vjeç, banues në Laç • -Izmir Çelmeta (Seli), 25 vjeç, banues në Laç • -Gazmir Seli, 33 vjeç, banues në Laç Rreth orës 01:00, të datës 11.10.2017, Shërbimet e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr 3, në vendin e njohur si “Foto Janku”, kanë konstatuar në flagrancë shtetasit Izmir Çelmeta dhe Leonard Isufi , duke tentuar të vjedhin me thyerje, automjetin e markës BMW seria 3, në pronësi të shtetasit A. K. Gjatë kontrollit fizik në momentin e kapjes nga shërbimet e Policisë, këtyre shtetasve iu është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale: • Një kaçavidë. • Një sharrë hekuri. • Një pult automjeti e markës BMW. • Një aparat elektronik “EDILOCK” (i cili dyshohet se shërben për çkodimin e çelësit të kuadrit të automjeteve). • Nje çip elektronik çkodimi. • Dy aparate telefonik Nga veprimet hetimore është mësuar se këta dy shtetas pasi bënin hapjen e automjeteve, përdornin aparatin elektronik “EDILOCK” për të bërë kodimin e një çelësi universal me qëllim arritjen e ndezjes së automjetit. Gjithashtu gjatë kontrollit të banesës së shtetasve Izmir Çelmeta dhe Gazmir Seli (vëllezër), janë gjetur edhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale: • Nje armë automatike e modelit 56, me një krehër dhe 20 fishekë • Një armë gjahu teke marka Ruse. Një pistoletë e markës “EKOL Firat Magnum” • Katër targa automjetesh të lëshuara nga Republika e Shqipërisë • Një targë automjeti e lëshuar nga Shteti Gjerman• Një sharrë dore me bisht druri me lamë prerëse hekuri • Dy aparate elektronike multimetër • Një aparature elektronike me shënimin “Tone Generator” • Pesë HHD me kapacitete të ndryshme matëse • Një autoradio • Dy automjete të markës Mercedes Benz • Një automjete i markës BMW• Një sasi prej 3000 mijë Euro dhe 76 000 Lekë Shtetasit e sipërpërmendur dyshohen të jenë autorë të ngjarjeve të ndryshme të ndodhura në vende dhe kohë të ndryshme në juridiksionin e qytetit të Tiranës dhe të Durrësit, si më poshtë vijojnë: Në juridiksionin e Komisariatit të Policisë Nr 3: • Më datë 08.01.2017, në rrugën “Shkodra”, kanë vjedhur automjetin e markës BMW X6, në pronësi të shtetasit E. H. • Më datë 14.06.2017, në rrugën “Kastriotët”, kanë vjedhur automjetin e markës Mercedes Benz, në pronësi të shtetasit Xh. Z. • Më datë 15.07.2017, në rrugën “Pandi Dardha”, kanë vjedhur automjetin e markës BMW X5, në pronësi të shtetasit R. Z. • Më datë 28.07.2017, në rrugën “Turan Pash Përmeti”, kanë vjedhur automjetin e markës Mercedes Benz, në pronësi të shtetasit Xh. H. • Më datë 02.09.2017, në rrugën “Allaman Dervishi”, kanë vjedhur automjetin e markës BMW, në pronësi të shtetasit R. P. • Më datë 09.09.2017, në rrugën “Allaman Dervishi”, kanë vjedhur automjetin e markës Mercedes Benz, në pronësi të shtetasit A.Z. • Më datë 12.09.2017, në rrugën “Marubi”, kanë vjedhur automjetin e markës BMW, në pronësi të shtetasit T. F. • Më datë 20.09.2017, në rrugën “Mine Peza”, kanë vjedhur automjetin e markës Mercedes Benz, në pronësi të shtetasit B. P. Në juridiksionin e Komisariatit të Policisë Nr 6: • Më datë 28.04.2017, në rrugën “Stefan Shundi”, kanë vjedhur automjetin e markës, në pronësi të shtetasit G. G. Në juridiksionin e Komisariatit të Policisë Kavajë; • Më datë 10.07.2017, në plazh Golem, kanë vjedhur automjetin e markës BMW X5, në pronësi të shtetasit S. B. • Më datë 13.07.2017, në plazh Golem, kanë vjedhur dy automjete të markës BM X5, në pronësi të shtetasve K. Sh. dhe T. K. Në juridiksionin e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës; • Më datë 13.08.2017, në Shkallnur Durrës , kanë vjedhur automjetin e markës BMW, në pronësi të shtetasit R. K. • Më datë 13.08.2017, në lagjen 13, kanë vjedhur automjetin e markës BMW, në pronësi të shtetasit F. Ç.

Read 46 times
Published in Kronike





Shperndaje Lajmin

Kush eshte online

We have 36 guests and no members online

SHKARKONI APLIKACIONIN MOBILE