12 Tetori eshte Dita Botërore e Shikimit .Kjo eshte dita e ndërgjegjësimit per përqendruar vëmendjen në verbërinë dhe dëmtimin e shikimit.

Mjeku Okulist Jonid Bilbili ne një intervistë për Tv Skampën shprehet se rreth 90% e informacionit merret përmes shikimit.Shikimi ndikon drejtëpërsëdrejti në cilësine e jetesës së njeriut.Okulisti thekson se vizita e parë tek mjeku okulist duhet të fillojë që në moshën 3 vjeçare. Puna e zgjatur përpara kompjuterit apo qëndrimi për një kohë të gjatë përpara ekraneve të smartphone dhe tableteve ndikon ne lodhjen e syrit.Përsa i përket ambientit të punës është thelbësore që të ketë një ndriçim të përshtatshëm .Gjatë kësaj kohe është e këshillueshme që të bëhen pauza disa minutëshe. Në fund okulisti ka edhe disa këshilla se si të mbroni sytë tuaj. Ndaj kujdesuni per dritën e syve tuaj.

Read 17 times
Published in ELBASANI SOT





Shperndaje Lajmin

Kush eshte online

We have 96 guests and no members online

SHKARKONI APLIKACIONIN MOBILE