"Te sjellesh në jetë një fëmijë është si të jetosh tërë jetën duke parë zemrën tënde që ecen jasht trupit tënd "

E nisa me ketë thenie për të thekuar rëndësinë që kanë lindjet dhe sjellja në jetë e një fëmije. Në spitalin e Elbasanit në pavionin e gjinekologjisë professor i asociuar dr. Rustem Celami na tregon me shumë rreth kësaj çështje. Sipas tij numri i lindjeve dëri në këtë periudhë është në rënie në krahasim me vitet paraardhëse. Ndër të tjera Z.Celami na bëri të ditur se për vitin 2017-të në të gjithë Qarkun e Elbasanit ka pasur gjithësej 1318 lindje nga ku 500 janë rregjistruar në qytet dhe 818 në fshatra, me një rënie të dukshme me vitin 2016 ku u shënuan 1948 lindje. Njëkohësisht doktorri opstetër- gjinekolog shton faktin se rënia e lindjeve në rang vendi për tremujorin e dytë 2017, është 6.234, duke shënuar një rënie me 15,4 %, në krahasim me tremujorin e dytë 2016. Mjeku gjinokolog, shpjegon se pas viteve ‘90 pati një rënie të lehtë, por më pas numri i lindjeve ra në mënyrë drastike. Ai jep edhe disa arsye që kanë të bëjë në rradhë të parë me planifikimin familjar, secili nga çiftet nuk lindin më 3-4 apo 5 fëmijë, por 1 dhe 2 fëmijë. Ka adhe një shkak tjetër që është emigrimi i popullësisë. Pjesa më aktive e popullësisë, pjesa e re ka ikur në emigracion kështu që detyrimisht do të kemi një ulje të numrit të lindjeve. Ka dhe faktorë të tjerë social-ekonomikë që ndikojnë në uljen e lindshmërisë sepse secili nga familjarët planifikon edhe lindshmërinë në bazë të të ardhurave që ka.

/Edlira XherriElbasaniNews

Read 50 times
Published in ELBASANI SOT





Shperndaje Lajmin

Kush eshte online

We have 94 guests and no members online

SHKARKONI APLIKACIONIN MOBILE