Modelja e njohur: Producenti më sulmoi seksualisht në dhomën e hotelit

  • Thursday, Oct 12 2017

Modelja Cara Delevigne ka arritur të deklarojë hapur se si ajo u sulmua seksualisht nga producenti Harvey Ëeinstein.

Në një deklaratë të publikuar në Instagram, ajo tregoi se pas një takimi me Ëainstein në hollin e hotelit, ai e pyeti nëse donte të shkonte në dhomën e tij, ku e priste dhe një femër tjetër. Pas kësaj, ajo u përball me një kërkesë ku duhet të puthte femrën tjetër, gjë të cilën Cara nuk e pranoi në asnjë mënyrë. Kur do largohej nga dhoma, modelja britanike duhet të shmangte përpjekjet e producentit për ta puthur pa dëshirë. Ajo u njoh me të sepse do kishte një rol në një film, për të cilin ndihet akoma keq që ka marrë pjesë. Duket se 25-vjecarja është prekur nga rasti i denoncimit të tij për përdhunimin e femrave dhe ka bërë disa postime të gjata, duke mbështetur të gjitha femrat që kanë rënë pre e tij.

Read 10 times
Published in Kulturë





Shperndaje Lajmin

SHKARKONI APLIKACIONIN MOBILE