Dita Kombëtare e Spanjës, qytetarët pushtojnë rrugët e Madridit me flamuj

  • Thursday, Oct 12 2017

Qytetarët spanjollë kanë festuar Ditën Kombëtare ndërkohë që vendi është përfshirë nga kriza e thellë politike si pasojë e dëshirës së Katalunjës për pavarësi.

Por përtej festimeve, pjesëmarrës në dy tubime pro-unitetit të Spanjës dhe pro-pavarësisë së rajonit, janë përplasur mes tyre duke detyruar policinë të ndërhynte për qetësimin e situatës. Mes tensioneve dhe krizës politike që ka kapluar vendin, Spanja festoi sot Ditën Kombëtare. Qytetarët pushtuan rrugët e Madridit me flamuj kombëtarë, ndërkohë që unionistët përdorën një paradë ushtarake për të treguar forcën e bashkimit përpara Katalunjës dhe lëvizjeve për të deklaruar pavarësinë. Parada ushtarake shënon përvjetorin e mbërritjes së eksploruesit Kristofer Kolombi në Amerikë, në emër të kurorës spanjolle. Dëshira për shkëputje e rajonit të Katalunjës e ka zhytur Spanjën në një prej situatave më të trazuara politike që prej grushtit ushtarak në 1981. Tensionet mes qeverisë qendore dhe asaj rajonale mbeten të larta pasi lideri katalan Carles Puigdemont nënshkroi një deklaratë simbolike të pavarësisë të martën. Kryeministri spanjoll Mariano Rajoy i ka dhënë udhëheqësit të rajonit 8 ditë për të braktisur kërkesën për pavarësi, ose në rast të kundërt do të përballet me pezullim të autonomisë politike. Ndërkaq, pjesëmarrës të një tubimi pro-bashkimit të Spanjës janë përplasur me mbështetës të pavarësisë së Katalunjës, duke hedhur sende të forta mes tyre. Policia ka ndërhyrë për të shpërndarë grupet.

oranews.tv

Read 17 times
Published in Bota





Shperndaje Lajmin

Kush eshte online

We have 101 guests and no members online

SHKARKONI APLIKACIONIN MOBILE