Sport

Wednesday, Aug 16 2017

Ndeshja kthyese mes Realit dhe Barças do të zhvillohet nga ora 23:00 për t’iu shmangur pesë sfidave të Ligës së Kampionëve (20:45). Sipas asaj që raporton AS, Liga e Kampionëve është arsyeja kryesore pse ndeshja e kthimit e Superkupës së Spanjës zhvillohet sonte nga ora 23:00 në “Santiago Bernabeu” mes Real Madridit e Barcelonës.

Wednesday, Aug 16 2017

Chelsea është gati që ta bëjë një ofertë prej 50 milionë funtesh për mbrojtësin e Tottenham Hotspur, Danny Rose, pohon The Sun. Reprezentuesi i Anglisë së fundi nuk është ndarë i kënaqur me skuadrën e tij aktuale, dhe Chelsea po synon ta shfrytëzojë çdo paqartësi për ta transferuar talentin anglez.

Wednesday, Aug 16 2017

Kostadin Zahov e di se Milani është skuadër shumë e vështirë për t’u mposhtur dhe nuk e ka përjashtuar humbjen në “San Siro”.

Wednesday, Aug 16 2017

Juventusi është duke u interesuar për Marouane Fellainin. Nëse Juventusi dështon ta transferojë mesfushorin e Paris Saint-Germain, Blaise Matuidi, atëherë do të tentojnë të blejë Marouane Fellainin, raporton “The Sun”.

Wednesday, Aug 16 2017

Edhe zyrtarisht Jese Rodriguez është lojtar i klubit anglez, Stoke City. Stoke City ka konfirmuar se ka kompletuar transferimin e sulmuesit, Jese Rodriguez, nga Paris Saint Germain.

Wednesday, Aug 16 2017

Coutinho dhe Dembele do të transferohen në “Camp Nou”. Barcelona duket disi e humbur me largimin e Neymarit dhe disfata 3:1 nga Real Madridi në “Camp Nou”, ka nxitur drejtuesit e klubit katalunas që të jenë aktiv në merkato, raporton Marca.

Page 1 of 198





Shperndaje Lajmin

SHKARKONI APLIKACIONIN MOBILE