ELBASANI SOT

Wednesday, Aug 16 2017

Si çdo qytet i Shqipërisë edhe Elbasani ka traditën e tij të gatimit që e bën të veçantë nga qytetet e tjera. Një ndër to është “simitja me bugaçe”, traditë e cila daton prej dy shekujsh dhe është karakteristikë vetëm e Elbasanit.

Tuesday, Aug 15 2017

Premtimi i Kryetarit të Bashkisë Z. Qazim Sejdini për të furnizuar me ujë të pijshëm 24 orë qytetin e Elbasanit po merr jetë. Eshtë financuar projekti dhe punimet do të nisin së shpejti, për të përfunduar në fund të dhjetorit. Kjo është faza e parë e cila parashikon 24 orë të pijshëm për qytetin e Elbasanit, por projekti do të vazhdojë më tej për të garantuar furnizimin e fshatrave me 24 orë ujë. Projekti parashikon rikonstruksionin e ujësjellësit në zonën perëndimore të qytetit të Elbasanit, përkatësisht në lagjet “28 Nëntori”, “Skëndërbej” dhe “Partizani”, me një popullësi rreth 22 300 banorë.

Monday, Aug 14 2017

Policia ka nisur proçedimin penal ndaj bariut në fshatin Grekan të qytetit të Gramshit, pasi dyshohet si autori i zjarrit të rënë disa ditë më parë në këtë fshat.

Monday, Aug 14 2017

Bashkia ka nisur punimet për nisjen e vitit të ri shkollor 2017 – 2018.

Friday, Aug 11 2017

Rrugëve te brëndshme të lagjes “Kala” të Elbasanit e cila është një ndër më të rrallat në vend, së shpejti do t’i nënshtrohet një ndërhyrje e cila konsiston jo vetëm të përmirësojë jetesën e banorëve të kësaj zone, por të nxisë rritjen ekonomike përmes aktivitetit të zgjeruar të turizmit kulturor.

Friday, Aug 11 2017

Nga: Besim Dybeli

( Cikël reportazhesh )

Udhëtim nëpër Njësitë Administrative të Bashkisë Elbasan

                               Graceni më nëntë fshatra , shtrirë në shpate malesh

Ndoshta është një ndër Njësitë Administrative më terren më të thyer malor , që përfshihet në Bashkinë e Elbasanit. Teksa udhëton ndanë rrugës automobilistike të Qafë-Krrabës , pikërisht në kilometrin 21 nga qyteti , nis të ravijëzohen shpate malesh e kodrash gjysëmzhevshura , ku syri të rrok grumbuj shtëpishë andej-këndej , që herë –herë , sikur puthen me tokën e thatë plot gurë. Vendbanime të vjetra që të çojnë thellë në histori , ku migrimi shekullor , ka lënë ende rrënjët e fiseve të hershme , porqë kanë ricikluar jetën e pasardhësit e të motëshmëve bëjnë luftë për mbijetesë me sfidat e kohës. Fshatrat e kësaj zone , toponimi i të cilëve mban togfjalëshin, Krrabë e Vogël , nuk i kalojnë gishtat e dy duarve. Plot nëntë fshatra , përbëjnë sot atë, që quhet Njësia Administrative Vendore e Gracenit. Në kafenenë e vogël , në qendër të Njësisë , pikërisht aty ku është luajtur filmi “Parullat”, nuk gjen më tepër se dy-tre klientë. Autorstrda e re , që lidh Elbasanin me kryeqytetit , e ka lënë këtë rrugë mbi 70 vjeçare fare të heshtur, Mbi asfaltin e zi , që gjarpëron plot kthesa rrëzë malesh , sheh vetëm tufa delesh leshbardha e barinj me bucela të drunjta me ujë në brez. Ajo që i jeptë gjallëri e të ardhura zonës , ishte rruga …Atë që kërkojnë më fort banorët e kësaj zone , mbetet refreni “rrugë”, edhe pse investimet e Bashkisë , kanë zbutur disi “urinë” e mbi tre mijë banorëve për rrugë lidhëse mes fshatrash …

                                                   Përtej gjeografisë …

Në Qendër të Njësië , si zakonisht “grumbullohen” pothujase të gjitha shërbimet për qytetarët e zonës. Nëpunësit hapin sportelet e shërbimeve qëkurse rrezet e para të Diellit lëshojnë dritë që nga maja e Bukanikut në Gjinar. Ato , si lajmëtare të një dite të re , percjellin shpresë e optimizëm për një ditë ndryshe. Drejtuesi i Njësisë , një mesoburrë, që njeh mirë zonën e hallet e banorëve të tij , përpiqet të sqarojë çdo shqetësim , sa me telefon , aq edhe me pritje-përcjellje në zyrën e tij modeste. Kjo zonë ka më tepër sipërfaqe pyjore, sesa tokë arë. Nga afro 7400 hektarë që është sipërfaqia , vetëm 750 hektarë mund të shfrytëzohen për nevojat jetike të banorëve. Afro tre mijë banorë dhe dy gjinitë nuk ndajnë shumë në numerik me njëra tjetrën. Realisht 34 kilometrat e rrugës së Qafë-Krrabës , ndajnë mes për mes këtë teritor vendor. Pesë fshatra . Bodini , Plangarica , Tërbaçi , Pajenga dhe Graceni dalin në rrugën automobilistike me rrugë dytësore , që realisht mirëmbahen nga Bashkia. Ndërsa katër fshatra të tjerë , tashmë i përshkon në mes autostrada Elbasan-Tiranë. Në këtë teritor administrativ ushtrojnë aktivitetin e tyre bujqësoro-blektoral afro 700 fermerë.

                                                  Zhvillimi social-ekonomik

Tri janë kulturat bazë të banorëve të kësaj zone , nga të cilat sigurohen të ardhura jo plotësisht të mjaftueshme jetike. Toka e paktë dhe e shpërndarë në parcela të vogla dhe të pjerrta nuk përmbush plotësisht kërkesat për të jetuar. Mbillet grurë , misër dhe duhan. Dy kulturat e para , më së shumti në vartësi të reshjeve natyrore , pasi vetëm dy rezervuarë, nuk mund të plotësojnë nevojat për vaditje. Ndërsa kultura e duhanit , rreth 30 mijë kv në vit , mbetet si më fitimprurëse , porqë shitja e tij varet nga kërkesë-oferta e kompanive private që merren me tregëtinë me shumicë të kësaj kulture . Blektoria në një numerik të konsiderueshëm krerësh plotëson nevojat familjare. Shitja e tepricave nuk është se siguron të ardhura financiare të pritshme , edhe për shkak të largësisë me tregun e qytetit. Shërbejnë katër shkolla nëntëvjeçare , dy prej të cilave kanë edhe shkolla vartëse me klasa kolektive të ciklit të ulët. Ka një qendër shëndetësore , katër ambulance në fshatra , dy mjekë dhe dhjetë infermiere. Ndërsa shkolla e mesme e bashkuar , ka kohë që është mbyllur. Është duke u shqyrtuar kërkesa e banorëve për mundësinë e rihapjes së saj . Ndërkohë me investimet e Bashkisë është bërë e mundur hapja e mbi tre kilometrave rrugë arash në fshatin Shëngjin , riparim dhe shtrim me çakull i shtatë kilometrave të aksit rrugor Plangaricë – Bodin , ku mbeten edhe pesë kilometra të tjera . Në fshatin Mamël janë bërë gjashtë kilometra pastrim kanalesh dhe mirëmbajtje rruge përgjatë autostradës , që i shërben fshatrave në dy anët e rrugës automobilistike. Bashkia ka projekte afatmesme dhe afatgjata për zhvillim e kësaj zone rurale , e cila mbart jo pak resurse natyrore dhe njerzore për një jetë më të mirë për të gjithë.

                                               Në vend të mbylljes

E lodhshme , por dhe relaksuese udhëtimi në këto fshatra të thepisur , por të mbushur me plot respekt e bujari . Mbi të gjitha një ajër i pastër dhe i freskët. Vështirë tu përgjigjesh ftesave të shumta për një kafe a një gotë dhallë në shtëpitë e gurta …Këta banorë e konsiderojnë nderim të veçantë një mik në familjen e tyre e bëjnë çmos që të presin e ta respektojnë me gatesat më pikante tradicionale . Gjithçka prodhim bio…Ndërsa dielli i një dite vere të nxehtë është duke u tretur përtej vargmaleve të Baldushkut të Tiranës , tufat e bagëtive kthehen mes zhurmës së këmborëve gjithëfarë tingulli e barinjtë u thërrasin zonjave të tyre për të vjelur bylmetin e ditës . ..Mbyllet kështu jeta e një dite , për të aguar sërish e nesërmja , por kjo e nesërmë flet plot shpresë për një të nesërme më të mirë

Page 1 of 227





Shperndaje Lajmin

Kush eshte online

We have 16 guests and no members online

SHKARKONI APLIKACIONIN MOBILE