ELBASANI NE FOKUS

Sunday, Jun 04 2017

 

Eshtë kremtuar sot në Shijon të Njësisë Administrative Bradashesh 1 mijë vjetori i vdekjes së shenjtorit Joan Vladimir.  Kjo ditë është shënuar si e tillë pasi shekuj më parë shenjtori serbo-malazez  mendohet të ketë nisur predikimin e fesë ortodokse në këto zona të Elbasanit. Në manastirin që mban emrin e Shën Joan Vladimirit u mblodhën sot qindra besimtarë nga i gjithë vendi, por ajo që të binte në sy ishin pelegrinazhet serbo malazeze.

Sherbesa e shenjte kete vit eshte drejtuar nga Mitropoliti Hiresia e tij Andoni.

Ashtu si çdo vit në Manastir ishte përgatitur edhe pritja për vizitorët dhe përsonalitetet. Janë ulur bashkë për urimet e rastit përfaqësues të kishës katolike, përfaqësues të myftinisë, bektashinjve, pushtetarë vendorë e deputetë te cilet kanepercjelle urimet e rastit.

Nga anae tij kryetari i Bashkise Z. Sejdini tha se do te krijoje te gjitha lehtesirat emundshme qe Kisha ta zhvilloje me tej kete feste duke e bere pelegrinazh te pervitshem

Festa ka vijuar gjatë gjithë ditës në Manastirin e Shën Joan Vladimirit, ku besimtarët dhe pelegrinët e ardhur përvec riteve fetare kanë pasur mundësi të argëtohen edhe nga një koncert të organizuar nga Bashkia Elbasan 

Sunday, Jun 04 2017

Kryetari i Bashkisë Elbasan Z.Qazim Sejdini ka pritur  në një takim Kryetarin e Bashkisë së Tivarit në Mal të Zi Z. Zoran Srzentic , i cili ndodhet në Elbasan për festën e Shën Joan Vladimirit. Gjatë takimit  Kreytari i bashkisë Z. Sejdini i ka uruar mirëseardhjen homologut të tij, ndërsa e ka njohur atë me qytetin, historinë, trashëgiminë kulturore, si dhe ka shprehur interesin për bashkëpunim të ndërsjelltë në fusha me interes të përbashkët.

Ndërkohë Kryetari i Bashkisë së Tivarit Z. Zoran Srzentic ka falenderuar Z.Sejdini për mikrpitjen, ndërsa e ka njohur atë me një historik të shkurtër të rrugëtimit të Shën Joan Vladimirit. Gjithashtu gjatë bashkëbisedimit zyrtari malazez ka hedhur idenë e bashkëpunimit në fushën e turizmit fetar dhe atij kulturor mes dy qyteteve.

Në fund Z. Sejdini dhe homologu i tij malazes i dhanë njëri-tjetrit si dhuratë simbolet e dy qyteteve si dhe guidat turistike të Elbasanit dhe Tivarit.

Wednesday, Dec 07 2016

Shkencëtarët kanë zbuluar një arsye se përse optimistët kanë një vështrim pozitiv të gjërave, edhe kur faktet thonë të kundërtën.

Friday, Sep 30 2016

Bashkia Elbasan. Gjinari turistik ben ftese per relaksim...

 

{gallery}Gjinari turistik ben ftese per relaksim...:::0:0{/gallery}





Shperndaje Lajmin

SHKARKONI APLIKACIONIN MOBILE