Inflacioni në muajin dhjetor 2018 shënoi 1,8%
Inflacioni në muajin dhjetor 2018 shënoi 1,8%

Indeksi i Çmimeve të Konsumit (inflacioni) në muajin Dhjetor 2018, shënoi nivelin 1,8 %, bëri të ditur sot INSTAT.

Sipas INSTAT, ndryshimi mujor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin dhjetor
2018, krahasuar me nëntor 2018, është 1,1 %.

Ndikimi i grupeve kryesore në ndryshimin vjetor të indeksit të çmimeve të konsumit dhe rritja vjetore e çmimeve në grupin “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 1,10%, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 0,45%.

Ndërsa çmimet e grupit “Pije alkoolike dhe duhan” kanë kontribuar me 0,09%, “Transporti” ka kontribuar me 0,08%, “Argëtim dhe kulturë” 0,07%, “Hotele, kafene dhe restorante” kanë kontribuar me 0,05% dhe grupi “Shërbimi arsimor” dha një kontribut prej 0,02%./atsh