Task Forca e Transportit Rrugor, sot monitorimin dhe kontrollin e lëvizjes së mjeteve, e shtriu në Terminalin e qytetit të Elbasanit.

Fokus kryesor i punës së Task Forces mbetet lufta kundër informalitetit dhe paligjshmërisë.
Grupet e Task Forcës së Transportit Rrugor, kanë kryer kontrolle në linjat urbane qytetëse, taksitë si dhe linjat e shumë diskutuara ndër-qytetëse.

Sipas njoftimit të Task Forcës së Transportit Rrugor, autobusët duhet të respektojnë vend qëndrimet e tyre, duke evituar rrezikun për jetën e qytetarëve dhe taksitë duhet të respektojnë vend qëndrimet e tyre. Ndalesat vend e pa vend i automjeteve, krijon trafik dhe janë burim aksidentesh, ndaj të respektojmë ligjin, citon në njoftimin e saj Task Forca e Transportit Rrugor.