Legjenda e Barcelonës, dhe tani lojtar i klubit japonez, Vissel Kobbe, Andres Iniesta, ka publikuar një fotografi me rastin e festës së Ditës së Tre Mbretërve (Three Kings Day), ku pastaj ka marrë komentime nga më të ndryshmet, duke e quajtur atë racist.

Si pjesë e festimit të kësaj feste në Spanjë, në foton e publikuar qartë shihen dy persona me fytyrë të ngjyrosur, të cilët vepruan kështu pasi njëri prej mbretërve tradicionalisht i takon racës së zezë, transmeton Gazeta Express.

Nuk është hera e parë që një futbollist bëhet pjesë e këtij skandali, pasi lojtari i Atletico Madridit, Antoine Griezmann, u detyrua që të kërkojë falje për një incident të ngjashëm në vitin e kaluar, ndryshe nga Iniesta, francezi ishte ai që e kishte ngjyrosur fytyrën në të zezë.

Spanjolli është kritikuat në rrjetet sociale për këtë fotografi, ku ka marrë komente të ndryshme, duke u quajtur racist. Gazeta express