Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit pas vleresimit si të pabanueshem për shkak të dëmtimeve nga tërmeti i 26 Nëntorit, ka prishur 2 pallate pesë katësh në Thumanë, ndërkohe që është duke u prishur një i tretë dhe pas tij do të prishet edhe nje tjetër, thuhet në njoftimin e IKMT, raporton newsbomb.al.

“Po ashtu grupet e ekspertimit jane duke bërë vlerësimet në terren në këtë zonë, rast pas rasti dhe në momentin e vleresimit si të pabanueshem, ateherë IKMT prish objektin”, vazhdon njoftimi.

IKMT qartëson se një grup tjetër ekspertësh, është duke bërë ekspertizën në Durrës në objektet ku paraqitet rrezikshmeri më e lartë dhe pastaj me rradhë sipas të dhënave paraprake.

“Deri tani nuk mund të flitet për një shifer te saktë objektesh që duhet te prishen, por numri është i konsiderueshem” shkruan në njoftim IKMT