46,9 % e ndërmarrjeve rezultuan inovative, për periudhën trevjeçare, 2016-2018, bëri të ditur sot INSTAT.

Sipas të dhënave zyrtare, ndërmarrjet që ofrojnë shërbime të teknologjisë së informacionit, ku përfshihen aktivitete të programimit informatik, aktivitete të këshillimeve informatike, aktivitete të menaxhimit të instalimeve informatike dhe shërbime të tjera të teknologjisë së informacionit, janë inovatorët më aktivë me 53,2 %.

Aktiviteti i inovacionit të ndërmarrjeve rezulton në përpjesëtim të zhdrejtë me madhësinë e tyre.

Përqindja e ndërmarrjeve me 0 deri 9 punonjës të angazhuar në aktivitetin e inovacionit ishte 95,6 %, për ndërmarrjet me 10 deri 49 të punësuar kjo përqindje ishte 4,0 dhe ndërmarrjet me 50-249 të punësuar ishte 0,4 %.

Për periudhën trevjeçare, 2016-2018, 42,8 % e ndërmarrjeve rezultojnë inovatore të produkteve ose proceseve, ndërsa 1,9 % e tyre ishin ndërmarrje që nuk kishin zhvilluar inovacion por kishin ndërmarrë aktivitete inovacioni të braktisura ose pezulluara ose ende në vazhdim gjatë vitit 2018.

Mesatarisht 8,7 % e ndërmarrjeve të intervistuara që kryenin aktivitete inovative në periudhën 2016-2018 ishin pjesë e grupeve të ndërmarrjeve dhe 40,3 % e tyre kishin selinë qendrore jashtë vendit. atsh