Bashkia e Cerrikut do të njohë investime në infrastrukturë si në qendër ashtu edhe në periferi.

Kryetari i bashkisë së Cerrikut, Andis Salla inspektoi sot punimet në rrugën “Çamëria” të lagjes “Kantier Cerrik” ku nisi edhe faza e parë e projektit që lidhet me vendosjen e shtresës së parë të asfaltit.

Sipas Sallës, projekti parashikon në fazën e parë shtresë asfalti, bordurat, kuneta anësore si dhe ndriçimi rrugor.

Kryetari i bashkisë gjatë inspektimit theksoi se cilësia dhe afatet e punimeve do të jenë prioritetet e bashkisë Cërrik.

“Cilësia dhe afatet e punimeve do të jenë prioritetet e bashkisë Cërrik. Gjithashtu, mbetet pikësynim përfundimi i plotë i këtyre rrugëve që do të thotë plotësimi me të gjitha shtresat dhe ndërtim trotuaresh duke i shndërruar ato në rrugë me standarde”, -tha ndër të tjera Salla.