Kryetari i Bashkisë së Elbasanit Z. Qazim Sejdini priti sot në një takim një grup investitorësh gjermanë të cilët shprehën interes rreth investimeve që prekin dhe ndihmojnë kategori vulnerabël të qytetarëve.
Z. Sejdini duke falenderuar për interesimin dhe mbështetjen kërkoi ndërhyrjen në “Shtëpinë e të moshuarve” për të bërë të mundur rritjen e kapaciteve të saj, pasi edhe kërkesat janë të shumta.
Aktualisht kjo shtëpi funksionon me një numër të vogël rezidentësh, ndërsa pjesa tjetër e godinës kërkon investim për ta përshtatur me kushtet fizike të kësaj ketegorie.
Po ashtu, në këtë godinë funksionon dhe qendra ditore Balashe ku marrin shërbim një numër i konsiderueshëm personash me aftësi të kufizuar, kryesisht fëmijë, por edhe persona në vështirësi ekonomike.
Investitorët gjermanë panë nga afër ambientet e “Shtëpisë së të moshuarve” ndërsa ftuan Bashkinë e Elbasanit në Gjermani për shkëmbim të eksperiencave, trajnim të stafit, apo binjakëzim me qytete gjermane.
Investitorët me herët vizituan edhe Spitalin Rajonal të Elbasanit ku u angazhuan të ndihmojnë me 160 shtretër të rinj, një investim rreth 90 mijë euro.
Po ashtu u pa edhe mundësia e bashkëpunimit me Universitetin e Elbasanit.